TIRANE-Sot mblidhet Task Force për sjelljen e administratës shtetëtore në gjatë këtij procesi zgjedhor.
Njoftimi për mbledhjen bëhet e ditur sot nga zyra e kryeministrisë ku theksohet se Zv. Kryeministrja Znj. Ledina Mandija si kryesuese e Task Forcës duke u bazuar në pikën nr.25 të VKM nr. 473 datë 01.06.2017 do të zhvillojë mbledhjen e tretë të Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo mbledhje bëhet pas shqetësimeve të ngritura nga subjektet politike pranë Zv. Kryeministrit.
Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:
1. Informacion lidhur me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë;
2. Raportim i posaçëm, të informacionit për kanosje të drejtuesit të subjektit politik LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe për rastet e dhunës në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz;
3. Informacion për shitblerje të votës shoqëruar me rastet e identifikuara deri më sot;
4. Informacion për planin e masave të hartuar për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve;
5. Informacion lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra (nëse ka).
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com