Një nga risitë që kanë sjellë këto zgjedhje janë edhe pranimi i rezultatit edhe nga kandidati humbës. Së fundmi ka qenë Ardjan Turku ai që ka pranuar humbjen.

“Kam përjetuar shkeljen e lirisë, presionet e jashtëzakonshme. Kam përjetuar shumë keq blerjen e shpirtit me para. E rëndësishme që si fitoren edhe humbjen ta kesh me dinjitet. Marr përsipër përgjegjësinë e humbjes në Elbasan.”- ka deklaruar Turku.

Ardjan Turku ka humbur me 14838 vota diferencë përballë alternativë së ASHE-së. kryebashkiakut aktual të Elbasanit, Qazim Sejdini.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)