Janë ndarë çmimet “Swiss Football Awards” dhe futbollisti më i mire i vitit i zgjedhur nga Zvicra është mesfushori i Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
 
Në sezonin e fundit të tij, ai fitoi dy tituj me “Topçinjtë” e Londrës dhe siguroi vend në ekipin e parë të klubit londinez.
 
Në mbrëmjen e së hënës ka fituar çmim edhe ylli tjetër shqiptar që luan me kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
 
Shaqiri fitoi çmimin për golin më të bukur, gol të cilin e shënoi në ndeshjen përballë Bjellorusisë  në 1 qershor të 2017-ës.