Zvicra ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë, me rezultatin e thellë 5-2. Me këtë fitore Zvicra ruan vendin e parë në grupin B dhe ndiqen nga Portugalia me 3 pikë më pak.
Por vendi parë dhe i dytë do të përcaktohet në ndeshjes e së martës mbrëma midis tyre në fushën e Portugalisë.
Vetëm në rast fitoreje me më shumë se dy gola , Portugalia do të siguronte një biletë direkte në botëror, në të kundërt Zvicra shkon direkt si e para e grupit dhe Portugalia duhet të kalojë në fazën playoff.
Në grupin A, situata mbetet e njëjtë, kombëtaret “Big” fitojnë sërish. Suedia bëri tenis me Luksemburgun duke e shkatërruar me rezultatin 8-0 në fushën e saj duke qendruar në vendin e dytë në kuotën e 19 pikëve.
Hollanda luan kartën e fundit në ndeshjes e ardhshme në shtëpi ndaj Suedisë. “Tulipanët” fituan 1-3 ndaj Bjellorusisë duke qendruar 3 pikë larg nga Suedia. Vetëm në rast fitoreje në ndeshjen e fundit Hollanda mund të sigurojë pjesmarrjen në playoff.
Ndërkohë Franca ruan vendin e parë pas fitores minimale 0-1 në fushën bullgare. Francës i duhet që të fitojë edhe ndaj Luksemburgut që të jetë e qetë për sa i përket vendit të parë në grup.
Në grupin H, Belgjika e ka siguruar që në ndeshjen e kaluar pjesmarrjen në botëror por për një vend në playoff po bëhët një “luftë” mes Greqisë dhe Bosnje & Hercegovinës.
Boshnjakët e humbën vendin e dytë pas një ndeshje dramatike të humbur 3-4, në shtëpi ndaj ekipit belg.
Ekipi helen përfitoi nga kjo humbje duke u ngjitur në vendin e dytë pasi mundi Qipron 2-1, më përmbysje brenda pjesës parë.
Greqia renditet e dyta me 16 pikë dhe ndiqet nga Bosnja me dy pikë më pak.
Kalendari favorizon Greqinë, pasi në ndeshjen e fundit grekët presin në shtëpi modestët e Gjibraltarit ndërsa Bosnja udhëton drejt Estonisë.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com