83-vjeçari grimon gruan e tij të verbër çdo ditë, ja reagimi i 'make-up artistit' shqiptar, Mario Dedivanoviç

83-vjeçari grimon gruan e tij të verbër çdo ditë, ja reagimi i 'make-up artistit' shqiptar, Mario Dedivanoviç

Cifti irlandez

Mona Manahan ishte grimuar gjithmonë deri në moshën 82-vjeçari kur humbi shikimin. Coco Chanel thoshte gjithmonë: “Nëse jeni të mërzitura, thjesht lyeni më shumë me të kuq buzët”, dhe Mona e ndiqte gjithmonë këtë rregull. Kur 82 vjeçarja humbi shikimin, bashkëshorti i saj Des Manahan, 83 vjeç e dinte që të grimuarit e bënte Monën  të ndihej mirë dhe kështu ai filloi të merrte mësime grimi.

Vetëm për t’i realizuar shoqes së jetës së tij makeup-in çdo ditë. 
Historia e këtij çifti irlandez u bë virale në rrjet dhe vepra e bashkëshortit të vitit mori vëmendjen e make-up artistit me famë ndërkombëtare Mario Dedivanoviç.

Artisti shqiptar njoftoi menjëherë menaxherin e tij për të gjetur çiftin dhe për t'i ftuar në një leksion që do të mbante në Londër. Ai e ftoi çiftin të merrte pjesë në një master klasë në mënyrë që 83 vjeçari të mësonte edhe më shumë truke, dhe kështu do ta kishte më të thjeshtë t’i realizonte dëshirën gruas së tij. “Zemra ime është plot dashuri,”- shkruan Mario krahas një fotoje që shpërndau në rrjetet sociale ku shihet së bashku me çiftin e moshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive