85 vjeç dhe kërkon të rivesh bluzën e bardhë! Mjeku në pension: Nuk kam frikë, dua të ndihmoj njerëzit

Është 85 vjeç, por gëzon ende pasionin, energjinë dhe vetësakrifikimin që i ka mësuar dhe diktuar prej vitesh bluza e bardhë e mjekut. Josif Qyqe është mjek në pension dhe jeton në zonën e Kamzës, ndërsa në këtë kohë të vështirë lufte me koronavirusin, ai nuk dëshiron të 'struket' në shtëpi, por të jap kontributin e tij krah kolegëve që po përballen me këtë situatë.

Përmes një letre dërguar për Repolitix,  kërkesa e 85-vjeçarit për t'iu bashkuar bluzave të bardha,  ka prekur të gjithë stafin e redaksisë  së Report Tv dhe ka merituar duartrokitjet dhe mirënjohjen  e gjithsecilit prej nesh.

Mjeku në pension Josif Qyqe dëshiron t'i vijë në ndihmë komunitetit ku jeton në zonën e Kamzës dhe miqve të tij, që vuajnë nga diabeti. "Nuk dua të jap vetëm këshilla nga telefoni, por të ofrojnë ndihmën time", shprehet 85-vjeçari dhe gjithçka që kërkon është të pajiset me mjetet e duhura dhe është gati për të kryer detyrën e tij dhe të mbajë betimin e Hipokratit të kryer që në rininë e tij.

"Ne kemi dezinfektuar të gjithë zonën. Unë dua të jem aktiv në lidhje me mbrojtjen e zonës. Unë dua t'i vij në ndihmë pensionistëve në lagjen time, në Kamëz. Të pajisem me mjete dhe jam gati. Mosha është e rrezikuar por nuk duhet të qëndroj pasiv. Luftojmë për përmirësimin e shëndetit. Unë nuk kam frikë se e kam mbushur moshën. Në lagjen time kam shokë me diabet, 12 veta. Shkoj dhe kujdesem duke i matur diabetin dhe rekomandoj dhe këshillat që jep edhe doktor Kalo. Duhet të jenë të rregullt edhe në pirjen e ilaçeve. Unë nuk dua të jap këshilla vetëm në telefon. Ofroj ndihmën time për qytetarët e lagjes ku unë jetoj", shprehet mjeku në pension.

85-vjecari ka nisur punën e tij si mjek i përgjithshëm në vitin 1960 në qytetin e Kukësit. Ka mbi 20 vite që ka dalë në pension, por sot ende arrin të dëgjojë zërin e brendshëm që e thërret për t'iu bashkuar kauzës 'të shpëtojmë jetë'.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 09/04/2020 18:40

    Bravo te lumte o njeri I mire , jo si SB qe eshte mbyllur ne vile , ka marre mitrolozin e vetem do te vrase , qe kenaqet qe te shtoje numurin e te vdekurve ,kur shume mire mund te vishte bluzen e bardhe, te shpetonte jete e te mbyllte plagen e rende te percarjes e urrejtjes qe e hapi vete Fatkeqsisht vazhdon te nxjere helm nga goja e eshte I destinuar te shkoje pergjithmon si I tille

    Përgjigju
    • s...: 22/08/2022 01:53

      e ju nuk e keni idena pse ri ne vil te mitrolozi ai, psh shif sikur je brenda halleve qe ka te mitrolozi kuptohet kur nuk eshtajdut ose ambicioz per tu zhvilluar pasuruar me hile dinosauresh kush pjell me shume i pari ose peshku me i madh ha te voglin por me regullu natyre me fugura te bukura njerez dhe kafshe te lumtura specie me pashaporte numerike te planifikuar mire por kjo vjen nga financimet kryesore ku perqendrohen te gjith per tu sheruar nga semundja e cilsise se ulet te shumices se popullsive te varfra dhe grumbullimi i gjith te percarve neper vendet e tyre te lumtura ne zonat kontinental egjeografike ku te rine bashke dhe mos urrehen , kjo harrihet me interesin e gjith Planetit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!