Nuk është kurrë vonë të zbulosh aftësi të reja te vetja apo të dhurosh dashuri për të tjerët. 86-vjeçari Ed Moseley është prova që e dëshmon këtë.
 
Kur azili ku i moshuari jetonte njoftoi që kishin në plan të thurnin kapele që do mbanin ngrohtë foshnjat që lindin parakohe të ashtuquajtura “shtatanike”, Ed Moseley shprehu dëshirën të ishte pjesë e projektit edhe pse kurrë më parë nuk kishte bërë diçka të tillë.
 
Me ndihmën e vajzës së tij i moshuari mësoi shumë shpejt mësoi të thurë kapelet. Ed ka krijuar rekordin 90 minutësh, ku vetëm për një orë e gjysmë mund të thurë një kapele. Deri tani i moshuari ka thurur 55 të tilla ndërsa shprehet se mund ta bëjë këtë punë edhe teksa shikon televizor.
 
Së bashku rezidentët e tjerë në shtëpinë e kujdesit ata kanë mundur të thurin 300 kapele që do të dërgohen në spital për foshnjat që kanë lindur parakohe.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com