Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Ajnshtajn dhe Hajnrish Man (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Tomas Man), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.
Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kollona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931. Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Ajnshtajnin dhe bashkënënshkruesin e letrës, vrasja makabre e albanologut shqiptar ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit.
d.b/shqiptarja.com
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)