88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë 

Të dypunësuarit që deri në vitin e kaluar nuk plotësonin deklaratën e të ardhurave individuale nga paga, siç bëjnë të punësuarit me pagë mbi 2 mln lekë në vit, do të duhet ta bëjnë. Me ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2020, do duhet që brenda datës 30 prill 2021 të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave nga paga dhe shpërblimet që kanë marrë gjatë 2020. Janë mbi 88 mijë persona që përgjatë vitit 2020 rezultojnë të kenë qenë të dy-punësuar, dhe deklarimin duhet ta bëjnë, edhe nëse kanë qenë me 2 punë qoftë për një muaj.

Ndryshimi ligjor ka ndodhur në fillim të vitit 2020 ku është përcaktuar në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që të gjithë të dy-punësuarit pavarësisht nga të ardhurat që kanë gjatë  vitit duhet të deklarojnë në deklaratën vjetore të ardhurave të gjitha të ardhurat e tyre. Të detyruar janë 88. 590 persona, shifër që ne e disponojmë nga të dhënat në sistemin informatikë. Nga të ardhurat nga dy-punësimi janë vetëm 2634 individë, që kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh. Vetë individi në deklaratë do të bashkojë pagën e një muaji dhe do të rillogarisë tatimin mbi të ardhurën personale duke zbritur edhe tatimin e paguar gjatë atij muaji. Në total do rillogarisë pastaj për të 12 muajit”, sqaron specialistja pranë Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve Alketa Çabej.

Rivlerësimi i tatimit të paguar për pagat çon automatikisht në rritje të kostove për qytetarët.

“Kostoja shtesë e individit do të jetë, dhe që nuk është e tillë do të jetë vetëm detyrimi që ai do ta paguajë në zbatim të dispozitave ligjore. Si detyrim që ai duhet të paguajë është diferenca ndërmjet tatimit të llogaritur nga pagat dhe shpërblimet me tatimin e paguar gjatë vitit kalendarik”, shprehet specialistja e tatimeve.

Për ta bërë më të thjeshtë. Të dypunësuarit duhet të bashkojnë të dyja pagat, dhe të rrillogarisin tatimin, përpos atij që kanë paguar për paga të ndara.

Shembulli 1 kur një pagë është minimale dhe tjetra pagë tatohet me 13%

Në rast se i dy-punësuari ka marrë 60 mijë lekë nga njëra punë dhe 30 mijë lekë nga puna tjetër, ai ka paguar tatim në muaj vetëm 3.900 lekë (46.800 lekë në vit), për pagën e parë pasi e dyta aktualisht nuk tatohet. Ndërsa me bashkimin e dy pagave që ndodh në plotësimin e deklaratës, tatimi rritet, pasi në këtë rast ti duhet të paguash për totalin e pagave që është 90 mijë lekë, dhe tatimi shkon 7800 lekë në muaj (93.600 lekë në vit).

Në këtë moment i dy-punësuari është i detyruar që të paguaj shtesë diferencën prej 3900 lekësh(7800 lekë tatimi rivlerësuar-3900 lekë tatim i paguar në muaj). Praktikisht në vit qytetari si pasojë e plotësimit të deklaratës vjetore të ardhurave, do të paguaj për 12 muajit 46.800 lekë shtesë.

Ndërkohë në rast se ti refuzon të dorëzosh deklaratën do të gjobitesh.

“Nëse nuk dorëzon deklaratën me të dhënat e përpiluara do të marri 5 mijë lekë të reja penalitete për mos-dorëzim në afat dhe gjithashtu nga data 1 maj që ka mbaruar afati i dorëzimit të deklaratës do ti dali detyrimi për të paguar si dhe kamatëvonesat dhe interesat. Kamatëvonesat 0.06% për ditë vonesë për 365 ditë dhe interesat që të jetë në normën mesatare të Bankës së Shqipërisë”, shprehet Çabej.

Deklarata individuale e të ardhurave nga puna deri në vitin e kaluar është dorëzuar vetëm nga qytetarët që merrnin mbi 2 milionë lekë në vit.

Shembulli 2 kur pagat që merr kalojnë pragun prej 150 mijë lekësh dhe tatimi është 23%

Në rast se i dy-punësuari ka marrë 100 mijë lekë nga njëra punë dhe 60 mijë lekë nga puna tjetër, ai ka paguar tatim në muaj vetëm 9.100 lekë (109.200 lekë në vit), për pagën e parë, ndërsa për të dytën paguan tatim 3900 (46.800 lekë në vit).

Në total për të dyja pagat në muaj ai paguan 13.000 lekë, ndërsa në vit ai paguan 156.000 lekë tatim për të dyja pagat.

Ndërsa me bashkimin e dy pagave që ndodh në plotësimin e deklaratës, tatimi rritet, pasi në këtë rast ti duhet të paguash për totalin e pagave që është 160 mijë lekë, dhe tatimi shkon 17.900 lekë në muaj (214.800 lekë në vit).

Në këtë moment i dy-punësuari është i detyruar që të paguaj shtesë diferencën prej 4.900 lekësh(17.900 lekë tatimi rivlerësuar-13.000  lekë tatim i paguar në muaj).  Praktikisht në vit qytetari si pasojë e plotësimit të deklaratës vjetore të ardhurave, do të paguaj për 12 muajit 58.800 lekë shtesë.

Shembulli 3 kur pagat nuk kalojnë asnjë prag tatimi por mbeten tek 13%.

Në rast se i dy-punësuari ka marrë 50 mijë lekë nga njëra punë dhe 60 mijë lekë nga puna tjetër, ai ka paguar tatim në muaj vetëm 2.600 lekë (31.200 lekë në vit), për pagën e parë, ndërsa për të dytën paguan tatim 3.900 (46.800 lekë në vit).

Në total për të dyja pagat në muaj ai paguan 6500 lekë, ndërsa në vit ai paguan 78.000 lekë tatim për të dyja pagat.

Ndërsa me bashkimin e dy pagave që ndodh në plotësimin e deklaratës, tatimi rritet, pasi në këtë rast ti duhet të paguash për totalin e pagave që është 110 mijë lekë, dhe tatimi shkon 10.400 lekë në muaj (124.800 lekë në vit).

Në këtë moment i dy-punësuari është i detyruar që të paguaj shtesë diferencën prej 3900 lekësh(10.400 lekë tatimi rivlerësuar-6500 lekë tatim i paguar në muaj).  Praktikisht në vit qytetari si pasojë e plotësimit të deklaratës vjetore të ardhurave, do të paguaj për 12 muajit 46.800 lekë shtesë tatim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë