9 akuza për përdhunim, mbrojtësi i City-t shpallet i pafajshëm! Kush i kthen vitet e humbura?
Benjamin Mendy në lot pas seancës gjyqësore
Pas dy viteve hetime, prishjes së imazhit, karrierës dhe stresit, Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm nga Gjykata në Britaninë e Madhe për akuzat e përdhunimit. Mbrojtësi i Manchester City-t dhe kampioni i Botës me Francën tanimë është i lirë dhe pas një kalvari të gjatë nëpër seanca gjyqësore dhe ndalimi të lirisë, më në fund mund të marrë frymë i lirë.
Mbrojtësi akuzohej për përdhumin e një vajze dhe tentativën e përdhunimit të një tjetre brenda së njëjtës natë në apartamentin e tij luksoz me vlerë katër milionë paund. Veç tyre, ai kishte edhe shtatë akuza të ngjashme, por që në fund u rrëzuan nga Gjykata.
Prej marsit të 2021 ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare, teksa kontrata e tij me City-n u prish. Pas lirimit nga akuzat, shumë futbollistë kanë reaguar në mbështetje të tij.
Pogba dhe Depay kanë dhënë mesazhe për mbrojtësin 28-vjeçar, teksa pyesin se kush i kthen tanimë vitet e humbura dhe një karrierë të shkatërruar.
"Më në fund Mendy, të gjitha çështjet u arkivuan. Po tani çfarë do të bëjmë? Kush do ta ndihmojë vëllain tim që t’ia nisë edhe njëherë nga e para? Kush është përgjegjës për dëmtimin e imazhit? Si do t’ia bëjë që të marrë sërish në kontroll karrierën? Janë shumë vite sakrificë për t’u bërë një futbollist profesionist. Nuk kam preferuar të flas kurrë për Mendy, edhe pse disa herë kam komunikuar me të personalisht", thotë Pogba.
S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
73.9%
-
Të gabuar
5.4%
-
Të vonuar
20.7%
Vota total: 1377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com
14 Korrik, 22:57
-
Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete
14 Korrik, 20:15
-
Finalja Spanjë-Angli/ Gazetari Ernest Koçi: Futbolli mund të kthehet në shtëpi! Nëse fiton Anglia, 'Topin e Artë' e merr Bellingham
14 Korrik, 17:56
-
EURO 2024/ Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën! Gjykon arbitri më i ri në historinë e finaleve të Europianit! Formacionet e mundshme
14 Korrik, 08:47
-
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
11 Korrik, 15:24
-
Euro 2024/ Mësohet arbitri që do vendosë drejtësi në Spanjë - Angli, një francez për finalen! Gjykoi Shqipërinë në grupe
11 Korrik, 13:07
-
Euro 2024/ Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës (VIDEO)
11 Korrik, 11:50
-
VIDEO/ Karriget dhe stolat 'fluturojnë' kokës, dhunë mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë para ndeshjes së Euro 2024
10 Korrik, 19:05
-
Tenis, Wimbledon/ Numri një i botës jashtë, Sinner eliminohet në çerekfinale! Medvedev triumfon në pesë sete
9 Korrik, 19:20
-
Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes
8 Korrik, 18:49
-
Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, mposht Zvicrën 5-3 pas penalltive! 120 minutat u mbyllën 1-1
6 Korrik, 19:50
-
E kryer/ Kritika për Celtic, skocezët shesin Rocco Vatën në klubin anglez
3 Korrik, 15:30