Kanë kaluar nëntë ditë që nga nisja e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe palët vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për sulme ndaj zonave civile.
Të hënën, zyrtarët e Nagorno-Karabak thanë se forcat Azere filluan sulmet me raketa në qendrën e saj administrative, Stepanakert.
Në anën tjetër ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se forcat armene po bombardojnë tre qytete të saj - Beylagan, Barda dhe Terter – pasi fillimisht kishin goditur qytetet e Ganjas dhe Mingecevirit.
Hikmet Hajiyev, një zyrtar azer, shkroi në Tëitter se katër raketa balistike Tochka ishin lëshuar në Mingecevir, qyteti i cili ka një popullsi prej më shumë se 100,000 dhe ndodhet 100 km (62 milje) nga kufiri i Armenisë. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga Shushan Stepanyan, sekretarja e shtypit për ministrinë e mbrojtjes armene.
Burimet armene kanë thënë që numri i të vdekurve nga luftimet në rajon ka arritur në më shumë se 200, ndërsa Azerbajxhani tha se 19 civilë janë vrarë dhe 60 të plagosur.
Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar një luftë mbi Nagorno-Karabakun në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, luftë e cila përfundoi në një traktat paqje në 1994.
Luftimet kanë ngritur shqetësim ndërkombëtar për stabilitetin në Kaukazin e Jugut, ku tubacionet transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani në tregjet botërore dhe për mundësinë që fuqitë e tjera rajonale mund të tërhiqen në konflikt pasi Azerbajxhani mbështetet nga Turqia dhe Armenia ka një pakt mbrojtjeje me Rusinë.
Kryqi i Kuq dënoi bombardimet pa kriter dhe sulmet me armë vdekjeprurëse në qytete dhe zona të tjera të populluara.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Futbolli shndërrohet në luftë në Guine, mediat lokale: Ka mbi 100 të vdekur (VIDEO)
2 Dhjetor 2024, 15:35
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor 2024, 22:27