TIRANE - Njëmbëdhjetë vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës, ende vijon të mbetet mister dhe pa autorë arsyeja se pse policia dhe Flota Detare, vonoi në dhënien e ndihmës për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin mes dallgëve të detit. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon dëshminë e ish-ministrit të Rendit Publik Luan Rama, i cili ka pohuar në prokurori se policia ditën e ngjarjes ka neglizhuar situatën e rëndë, dhë për pasojë ka sjellë dhe një bilanc tragjik.
Sipas ish-ministrit Rama, për tragjedinë e 9 janarit janë falsifikuar dhe dokumenta, si urdhëra të ministrisë, që bëjnë fjalë për firmosjen në data të ndryshme. Ky urdhër rezulton të jetë i ministrit të asaj kohe. Neglizhencën e policisë në prokurorinë e Vlorës e ka treguar dhe vetë ish-Drejtori i Policisë Kriminale në atë kohë Sokol Bizhga, i cili ka treguar përpara hetuesve se një variant ishte se tre trafikantë kishin ngarkuar drogë në gomone dhe kishin mbetur në det të hapur, ndërsa një tjetër version ishte se persona trafikantë bënin lojë me policinë dhe shumë pak kishin vlerësuar informacionin e dhënë në televizor, duke e neglizhuar disi ngjarjen. Në prokurori për këtë ngjarje janë pyetur dhe ish-zv/kryeministri i asaj kohe Namik Dokle dhe ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, të cilët kanë treguar rreth opepracionit të kërkim-shpëtimit.
/Shqiptarja.com