9 kandidatë në garë për vakancat në 'Kushtetuese', KED kërkesë për informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar një kërkesë për informacion në SHISH, hipotekë, në Banka dhe DSIK për 9 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. Pas kalimit "në filtër" të këtyre kandidatëve, hapi i radhës do të jetë intervistimi dhe më pas pikëzimi i tyre, një proces i cili pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor.

Kështu me plotësimin me 9 anëtarë, Gjykata Kushtetuese do të ketë mundësi për të dhënë mes të tjerave dhe 2 vendime të rëndësishme, më të plota sa i përket shkarkimit ose jo të presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së mazhorancës dhe për të vendosur mbi legjitimitetin e zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pas mbërritjes së opinionit të Venecias.

Aktualisht kjo Gjykatë ka 7 anëtarë, 6 me mandat të plotë dhe kompletimi me 9 anëtarë do e bëjë këtë Gjykatë më të kompletuar për të marrë vendime të rëndësishme.

Kandidatët në garë për Gjykatën Kushtetuese
1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka