9 mësues dhe 1 nxënës me COVID në Kukës/ Infektohet edukatorja, mbyllet kopshti në Tropojë! Prefekti: Janë vatra të izoluara, s’përbëjnë rrezik

10 raste të reja me COVID janë regjistruar në Kukës, ku 9 janë mësues dhe 1 nxënës, ndërsa një kopsht është mbyllur në Tropojë pasi një edukatore doli pozitive.

Sipas Prefektit të  Qarkut Kukës Zenel Kuçana, këto raste janë vatra të izoluara dhe nuk cënojnë procesin mësimor por problem mbetet mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve.

“Nëntë mësues dhë një nxënës kanë dalë pozitiv. Këto janë të shpërndara, nuk janë në një vend,  një është në Morinë, një është në Bice dhe përsiri janë hetuar të gjithë rastet e tjera që të bëhet kufizimi i tyre. Nuk kemi shkolla, që të themi që shkollat janë vatër infektimi”, tha Zenel Kuçana Prefekt i Qarkut Kukes.

Një numër i lartë infektimesh është shënuar dhe në qytetin e  Bajram Currit, ç’ka ka bërë të kategorizohet si zonë e kuqe.

Qytetarët thonë para kamerave se po i zbatojnë masat, por nga vëzhgimi ynë rezulton se shumë prej tyre nuk i mbajnë maskat.

“Po, po i respektojmë. Situata është pak e ndërlikuar si në të gjithë Shqipëri dhe në europë,  por ne jemi munduar të mbajmë maskat e të marrim këshillat e mjekëve”, shprehet një banor. 

“I respektojmë përgjithësisht masat.Ka raste gjithandej. I kemi mbajtur maskat , ku ka grumbullime njerëzish”, shprehet një banor tjetër.

Në qarkun e Kukësit rezultojnë të infektuar aktivë 361 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore