9 milionë euro në tre vjet/ Ministria e Brendshme rihap tenderin për uniformat e policëve
Ministria e Brendshme ka rihapur tenderin për uniformat me vlerë afro 9 milionë euro. Prokurimi është i shtrirë për blerjen e uniformave për 3 vitet e ardhshme ndërsa vetëm për këtë vit vlera shkon mbi 2 milionë euro.
Tiranë- Afro një vit më parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, në tetor 2017 anuloi tenderin e uniformave të policisë realizuar nga paraardhësi i tij Saimir Tahiri.
Aktualisht në terren efektivët e policisë janë duke përdorur uniforma pjesërisht ato të marra në dorëzimin nga tenderi i anuluar dhe një pjesë të gardërobës së vjetër të policisë.
Është vetë ministria e Brendshme e cila më 13 gusht ka bërë publik tenderin ku kërkon të plotësojë me veshje efektivët e policisë duke tenderuar me objekt “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018, 2019 dhe 2020.
Sipas tenderit të ministrisë me vlerë afro 910 milion lekë është planifikuar blerja e uniformave për të gjithë strukturat në varësi të saj për tre vite, 2018-2019-2020. Ky tender mbyllet më 24 shtator dhe pas përzgjedhjes së ofertave do të dal emri i firmës apo operatorëve fitues.
Tenderi parashikon që të ketë dy uniforma policie përfshi veshjen verore dhe atë dimërore për afro 11 punonjës policie në varësi të ministrisë së Brendshme.
Në urdhrin e ministrit Xhafa tenderi i realizuar më parë nga paraardhësi u anulua me argumentin se proçedura “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar” me objekt: “Uniforma për policinë e shtetit, elementët që e plotësojnë dhe këpucë”, që u zhvillua më datë 04.04.2017 Ora 11:00, anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.”
Veç uniformave njohur si gardëroba e policëve është publikuar dhe tenderi për këpucët e policëve për vitet 2018, 2019, 2020. Vlera e tenderit për këpucët është 290 milion lekë dhe po ashtu si veshjet është planifikuar në tre lote.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tenderi 166 mln lekë! ‘Fluturim’ mbi liqene, do të ndërtohen 8 zip-line
27 Gusht, 16:00
-
Tender 2.4 mln euro për sistemin e të dhënave të fermave! Ministria do ketë informacion mbi prodhimin, stoqet e kostot e fermerëve
21 Gusht, 14:04
-
HULUMTIM I REPORT TV/ U shpenzuan 180 milionë lekë nga Bashkia Pogradec, por 6 mijë banorë s’kanë ende ujë të pijshëm!
13 Korrik, 11:06
-
Nga muret te sistemi i kondicionimit, 8.1 milionë lekë tender për rikonstruksionin e Gjykatës Kushtetuese
14 Qershor, 23:01
-
Dokument ekskluziv/ Vlora pa landfill, KLSH 'zbarkon' në Bashki, kërkon përgjegjësit për Sherishtën!
5 Prill, 12:20
-
ARRSH hap 4 tendera me vlerë 10 mld lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë
4 Prill, 22:50
-
Projekti 100 mln USD, hapet tenderi për Bypassin 1 Vlorë-Orikum
26 Shkurt, 14:24
-
Abuzimi me tenderin e naftës, apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit
5 Janar, 12:23
-
Bashkia e Gjirokastrës anulon tenderin 14 milionë lekë për tredhjen e qenve
25 Gusht 2023, 19:14
-
Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4
7 Qershor 2023, 15:48
-
Kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në Bashkinë e Tiranës për lëndë drusore, 3 të arrestuar në Elbasan (EMRAT)
10 Prill 2023, 10:50
-
Favorizoi kompaninë italiane për 132 mijë euro, lihet në burg ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE
11 Dhjetor 2022, 11:08
Ik i blini prap ne Turqi, qe te ngjan m e policet e Stambollit.. Veshje qe ju doli boja dhe duken policet ne rruge te cngjyrosur dhe te zhubravitur.. Per mos folur per pergatitje fizike qe duken te gjithë policat si gra me barre..
PërgjigjuBeni noj tender dhe per mjete dhe logjistike qe te mos ju a marrin zvarre kriminelet me fuoristrada si parmbrembe te BlV i ri policet se gje mw e turpshme nuk kishte te shikoje motorret e policise te shtrire per toke dhe arme te hedhura gjithandej
PërgjigjuShume e SAKTE. DUHET TE NDRYSHOHET DHE LIGJI POLICIS.POLICIT DUHET TI JEPET NE PERDORIM DHE PISTOLETA ELKTROSHOK....KUNDER ATYRE QE TENTOJNE TE LARGOHEN OSE I KUNDERSHTOJNE... SE SHUMICA E DREJTUESVE TE MJETEVE TE DYSHIMTA JAN OSE TE ALKOLIZYAR OSE NEN EFEKTIN E DROGES DHE AI POLIC QE I DEL PARA I DUKET SI MILINGON....