Resorti ‘Ajman Park’ në Xhafzotaj, një vilë në Dhërmi, agroturizmi “Solis Farm” në Baldushk dhe 25 automjete janë mes pasurive të vendosura nën sekuestro në dosjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës të drejtuar nga organizata kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës. Bëhet fjali për pasuri me vlerë 9 mln euro.
Franc Çopjas iu sekuestruan 100% e kuotave të kompanisë “Check Company” dhe 25 automjete në pronësi të saj. Automjetet u vlerësuan në rreth 70 milionë lekë.
Fadil Ballës iu vu nën sekuestro resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj të Durrësit, ku sipas ekspertimit janë investuar rreth 463 milionë lekë, dhe një vilë dykatëshe në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi, me vlerë tregu 1 milion euro.
Albin Çelës iu sekuestruan gjashtë prona në Sharrë të Tiranës, mes tyre një pronë ku janë ngritur kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare. Nën sekuestro u vendosën edhe një vilë e porositur te “NG Structures”.
Riza Çelës iu sekuestrua një arë me sipërfaqe 5.900 metra katrorë. Sipas ekspertimit, Albin dhe Riza Çela investuan mbi 50 milionë lekë për blerjen e tokave, ndërsa ndërtimi i katër objekteve mbi to kushtoi mbi 1,2 milionë euro.
Nën sekuestro u vendosën të gjitha kuotat e agroturizmit “Solis Farm” në Mumajes të Baldushkut, dy prona dhe godina e restorantit me pajisjet dhe orenditë.
SPAK njoftoi se janë sekuestruar gjithashtu 130 mijë euro cash, automjete të tjera dhe sende me vlerë.
-Pasuria e paluajtshme nr. 128/8 në Mumajes, Baldushk.
-Pasuria e paluajtshme nr. 121/8 në Mumajes, Baldushk.
-Godina e restorantit me ambientet e brendshme e të jashtme, sendet, pajisjet dhe orenditë
-Pasuria nr. 348/38 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/47 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/29 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/43 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/45 në Sharrë, Tiranë, në bashkëpronësi me A. Ç.
-Një vilë e porositur te “NG Structures”, për të cilën është faturuar parapagimi
-Interesat ekonomike në shoqërinë “Giam Konstruksion” në Agonas, Kavajë, përfshirë kuotat dhe aksionet.
-Vilë dykatëshe me parcelë në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi. 1 mln euro vlera e tregut.
-25 automjete në pronësi të shoqërisë, vlera rreth 70 mln euro
Lajmi kryesor:
Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara









