Më shumë se 300 familje kanë dalë sërish në protestë pasi prej 9 muajsh janë pa energji. Megjithse pretendojnë se nuk janë debitor ndaj OSHEE, kjo situatë po kthehet në një fenomen social pasi prindërit pohojnë se fëmijët e tyrë nuk po ndjekin shkollën pasi nuk arrijnë dot të mësojnë. Në reagimin e OSHEE-së konfirmohet se këto familje prej muajsh janë pa energji pasi nuk kanë shlyer detyrimet financiare.

Në mbështetje të tyre ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmatja, e cila përfaqëson zonën e Tropjës. Hajdarmataj kërkoi nga qeveria dhe nga institucionet e vendit si dhe nga OSHEE-ja që të ndërmarrë hapa për të lidhur kontratat e energjisë elektrike me këta banorë.

Deputetja demokrate kujtoi se banorët e kësaj zone, nuk janë kundër pagesave të energjisë elektrike, por se sipas saj ata duhet t’iu ofrohet mundësia për ta bërë këtë. Sipas saj gjatë kësaj kohe, fëmijët, janë të detyruar të mësojnë nën dritën e qirinjve.

“ Si deputete që përfaqëssoj prejardhjen e këtij komuniteti dhe si anëtare e komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese që merret me cështjet energjetike i bëj thirrje ministrit të energjisë të gjejë një zgjidhje emergjente.Këtu ka banorë invalidë, fëmijë, gra të cilat janë të sëmura duhet të vuajnë edhe me terrin. Është një shpërfillje arrogante e ministrisë dhe e strukturave të shtetit ndaj këtij komuniteti” u shpreh Hajdarmataj.

Ndërkaq banorët janë shprehur se ata kërkojnë instalimin e matësve të energjisë elektrik me qëllim që ata të paguajnë aq energji sa shpenzojnë.

protesta kamez

protesta

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)