Një 34-vjeçare i është nënshtruar nëntë operacioneve në mënyrë që t’i ngjasonte idhullit të saj, vajzës së presidentit amerikan Donald Trump. Inside Edition shkruan se Sarah Schmidt nuk do të ndalej para asgjëje, për t’u dukur totalisht si Ivanka Trump.
“Mendoj se Ivanka është e bukur, e vetëpërmbajtur, gjithë klas. Mënyra si qëndron, më pëlqen gjithçka,” është shprehur Sarah në një intervistë për Inside Edition. Sipas kësaj mediaje, Sarah ka ribërë hundën, ka konturuar faqet, ka fryrë buzët, ka bërë liposuction nën mjekër, bel, ije dhe kofshë, si dhe ka ngritur të pasmet. Po ashtu, Sarah ka vendosur zgjatime dhe ka ndryshuar ngjyrën natyrale të flokëve.
Pas nënshtrimit të një sërë operacionesh plastike, Sarah ka ndërmarrë përsipër një ceremoni ku do të zbuloheshin rezultatet e operacioneve. Aty, të ftuarit u detyruan të fotografoheshin në tapet të kuq dhe të dhuronin $30 për fondacionin Holly Rose Ribbon Foundation, që u dhuron operacione rikonstrukturuese pacientëve që kanë vuajtur nga kanceri. Sipas Inside Edition, shumica e të ftuarve ishin po ashtu gra të cilat iu ishin nënshtruar operacioneve plastike; me mollëza të kërcyera, buzë shumë të trasha dhe gjokse masive.
Kur Sara Schmidt u shfaq përgjatë ceremonisë për të treguar rezultatet e “Ivanka-s së re”, askush nuk u shokua. Media e sipërpërmendur shkruan se vërtet dukej e bukur, por nuk ngjante me Ivanka-n. “Ishte thjesht një grua e bukur bionde, me gjoks më të madh e dhëmbë të bardhë. Sarah u ngjit dhe zbriti nga shkallët katër herë, që të sigurohej se ishte realizuar një foto e video cilësore.”
Përgjatë ceremonisë, kirurgu Dr. Franklin A. Rose pozoi së bashku me pacienten e tij, Sarën, përbri një portreti të Ivanka-s dhe kjo nuk mund të quhet një ide e shkëlqyer, pasi fotografia e tyre është dëshmia më e qartë sesi Sarah dhe Ivanka nuk ngjajnë aspak.
Sarah Schmidt dhe kirurgu i saj, Franklin A. Rose
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.9%
-
Jo
47%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet për vendet e huaja/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
NBA/ Golden State rikthehet të fitojë, Lakers zhgënjen pas katër ndeshjeve
29 Janar, 13:19
-
SHBA/ Bllokohet urdhri i Trump, ngriu fondet federale dhe grantet
29 Janar, 12:28
-
Nuk shkoi në gjyqin për masakrën e Gërdecit se 'ishte sëmurë dhe po ekzaminohej në SHBA', Mediu zbulon vetë gënjeshtrën: Më ftuan për inaugurimin e Trump, fola dhe për Berishën
29 Janar, 12:09
Po te kishe ikur tek psikologu do te sheroheshe njehere e mire nga fiksimet e trurit dhe kosto do te ishte mosperfillese. Per me teper aty do te kuptoje se pse s duhet ti ngjash Trampkes
Përgjigju