Policia: Vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për dhunë të verbër dhe shkatërruar pronën

Policia: Vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për dhunë të verbër dhe shkatërruar pronën

Pas mbylljes së protestës që nisi e pastë por përfundoi me ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë dhe shkatërrim të objekteve dhe institucioneve shtetërore, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga radhët e saj janë plagosur 9 efektivë dhe 3 ndodhen në gjendje të rëndë. Gjithashtu ajo bën thirrje që organizatorët të bëjnë thirrje protestuesve për të ndalur dhunën si dhe të mos shkatërrojnë më objektet dhe zbukurimet e vendosura në shesh por edhe te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria.

Policia shprehet se janë bërë të gjithë përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve, ndërsa tha se vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër ndaj policisë por dhe shkatërruar pronën private.

Njoftimi i Plotë

Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit.

Më pas, turma u drejtua në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke u përqendruar perpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.

Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete policore u dëmtuan me sende të forta.

Policia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.


Lajmi kryesor:

Protesta në Tiranë/ 9 policë dhe 2 protestues të plagosur! Njeri prej policëve në gjendje të rëndë, ka një cop xhami në sy, rrezikon humbjen e tij


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja