Protesta në Tiranë/ 9 policë dhe 2 protestues të plagosur! Njeri prej policëve në gjendje të rëndë, ka një cop xhami në sy, rrezikon humbjen e tij

Protesta në Tiranë/ 9 policë dhe 2 protestues të plagosur! Njeri prej policëve në gjendje të rëndë, ka një cop xhami në sy, rrezikon humbjen e tij

11 persona janë plagosur gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Tiranë, që nisi për shkak të vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 8 policë dhe 2 protestues janë të shtruar në spitale pais kanë lëndime në pjesë të kokës dhe trupit, që i morën gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku njëri nga efektivët rrezikon të hymbasë dhe syrin dhe pritet t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez . Efektivi i policisë që rrezikon njërin sy gjatë goditjes nga protestuesit i ka hyrë një copë xhami në sy. Ai pritet që nga çasti në çast të futet në ndërhyrje kirurgjikale te Spitali Francez. 

Efektivi është 36 vjeç dhe ka pësuar çarje të korneas të syrit me xham dhe ndodhet në gjendje të re.

"8 punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze ku rrezikon të humbasë syrin. Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndërsa ne Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez", tha Ministria e Shëndetësisë

Edhe  policia e Shtetit tha se janë plagosur 9 efektivë policie, ndërsa bëri thirrje që organizatorët e kësaj protestë të bëjnë thirrje për ndalimin e  dhunës. Policia shprehet se janë bërë të gjithë përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve, ndërsa tha se vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër ndaj policisë por dhe shkatërruar pronën private.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
U dhunua nga protestuesit, efektivi 36 vjeç! Ka çarje me xham në sy, rrezikon ta humbasë

Një nga efektivët e Rendit që u plagos gjatë protestës së sotme rrezikon të humbasë shikimin. Efektivi është 36 vjeç dhe ka pësuar çarje të korneas të syrit me xham.

Polici do i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali Francez dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar çarje të korneas së syrit.

Ora 20:42
Policia: Vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për dhunë të verbër dhe shkatërruar pronën

Pas mbylljes së protestës që nisi e pastë por përfundoi me ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë dhe shkatërrim të objekteve dhe institucioneve shtetërore, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga radhët e saj janë plagosur 9 efektivë dhe 3 ndodhen në gjendje të rëndë. Gjithashtu ajo bën thirrje që organizatorët të bëjnë thirrje protestuesve për të ndalur dhunën si dhe të mos shkatërrojnë më objektet dhe zbukurimet e vendosura në shesh por edhe te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria.

Policia shprehet se janë bërë të gjithë përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve, ndërsa tha se vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër ndaj policisë por dhe shkatërruar pronën private.

Njoftimi i Plotë

Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit.

Më pas, turma u drejtua në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke u përqendruar perpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.

Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete policore u dëmtuan me sende të forta.

Policia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irida: 10/12/2020 10:30

    Maloke zgjebsa e te qelbur jashte nga tirana,,,jeni kthyer ne kancerin e tiranes,,,me sjelljet e juaja antishtet ,,jeni kthyer ne sinonimin e poshtersise dhe krimit...

    Përgjigju
  • korcari: 10/12/2020 00:38

    sander lleshaj duhet te jape doreheqje se i la policet ne balte nuk eshte minister i denje te shkatroje tiranen banda e te droguarit stresi dhe te familjes se tij te degjeneraur eshte turp per kete shtet

    Përgjigju
  • meri: 09/12/2020 23:16

    Drejtuseve te Policis t'ju vije turp,qe i cojne ( mish per top )keta police te pambrojtur ne mes te kafsheve te egra,jan bije nenash,jan prinder ,jan baballar qe ven te punojne per te mbajtur familjen me nji page mizerabel.Keqardhje per keta polic,kur i shikon ne mes te turmes se egersirave te pambrojtur.

    Përgjigju
    • Grupi: 10/12/2020 08:33

      Qenke mbrapa me kohet grupi policia ka rrogen me gangstere ne fund need vari 70.000 lekë ne muaj plus sigurimit... Keshtu mos na beni sikur eshte miserable. Gjesti po duhet denuar nga protestuesit...

  • JamKushJam: 09/12/2020 22:11

    Edhe kjo dhune nuk eshte surprise plus s'dine menyre tjeter per te nderuar kujtimin e te ndjerin pervec shkaterrimit. Edhe ne sa here do flitet emri i te ndjerit do kujtojme DHUNEN PAKUPTIMSE qe keta duan ta perfaqesoj te ndjerin!!!! Se drejtesine e duan vetem po te jen ata ne rrezik jo kundershtaret e tyre apo e thene me paster: pakica do ti diktoj shumices nepermjet dhunes dhe frikes, ti lere ta bejne vendin corap e triko leshi!!!!!

    Përgjigju
  • Bes: 09/12/2020 21:26

    I vendos rama sy qelqi ne turqi se ja ka mar doren i shpall dhe heronj. Policat prandaj i nxoren pa asnje mas mbrojtese per tu demtu. Mire do ish te kishin djeg shpine e rames ne surel jo sy policash po nejse duhen trazora politikisht nga te dyja palet se po afrojn zgjedhjet dhe duhen alibi barbaret dogjen ne jemi paqesor pala tjeter kta te vrasin me hurma ne xhepa e kshu kjo histori vari lesht. Gjynaf familjaret e viktimes qe vuj vertet per te tjeret dicka ndryshe per ca dite pastaj do harohet sic jan haru shume e shume gjera tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja