GREQI- Varianti Omicron përbënë 90% të rasteve totale të infektimeve me COVID-19 në Greqi.
Javët e fundit janë shoqëruar me një rritje drastike të rasteve pozitive në vendin fqinj, kjo për shkak të variantit të ri, i cili përhapet me shpejtësi shumë të madhe.
Duke folur lidhur me situatën aktuale epidemiologjike në vend, zv.ministrja Mina Gaga tha se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë masat anti-COVID.
“Prandaj është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm, të vendosësh maskën, të takohemi me sa më pak persona të mundemi. Kur dikush nuk është i vaksinuar, është e nevojshme t'i nënshtrohet testit PCR.", u shpreh ajo.
Gjatë 24 orët e fundit numri i qytetarëve që rezultuan pozitivë me COVID-19 është 43.386, ndërsa 62 persona humbën betejën me jetën.
Numri i pacientëve të shtruar në spital është 628, prej të cilëve 532 janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të pavaksinuar.