Ambasadorja franceze Christine Moro ka pohuar se "fotografitë e ekspozuara përshkruajnë dhjetë vjet prani franceze në territorin shqiptar gjatë një epoke shumë të rëndësishme që fillojnë me shpalljen e Pavarësisë para 100 vjetësh, duke vijuar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona para 90 vjetësh në 16 qershor 1922". Këto marrëdhënie nuk janë ndërprerë asnjëherë me përjashtim të një periudhe të shkurtër së Luftës së Dytë Botërore. Ndaj "unë kam nderin të jem ambasadorja e 9-të franceze në Shqipëri", tha ajo.

Zonja Moro, si lexohen nga një diplomate franceze këto dëshmi mediatike dhe historike"?
-Këto dëshmi fotografike që shikojmë këtu përshkruajnë një të vërtetë historike ku shihet Ismail Qemali që ka arritur në Nice me një jaht francez që kishte shkuar ta merrte atë në Vlorë. Do të shikoni gjithashtu Esad Pashën duke marrë kryqin e luftës franceze nga duart e gjeneralit Sarajo, shef i ushtrisë franceze të frontit të lindjes, dhe do të shikoni disa pika të një fotoje të varrezës ushtarake të Korçës e cila ekziston edhe sot e kësaj dite.

Çfarë ka ndodhur vërtetë në historinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Shqipërisë në vitet 1912-22?
-Fotografitë flasin më tepër. Shumë fotografi na sjellin kujtime të përditshme të jetës njerëzore të ose të sëmurëve të trajtuar nga mjekët francezë ose ka pamje ku vetë fotografi Andre Kertez pozon mes miqve të tij shqiptar. Autorët e këtyre fotografive, shumica janë fotografë të organeve të shtypit. Është një punë e guximshme e medias franceze dhe fotografëve në kohë të vështira. Dëshiroj të shpreh një nderim për profesionin që kanë ushtruar. Ata janë nxitur nga një ideal i lartë. Profesioni i fotografit të shtyn drejt misionit të madh që ka shtypi, që të kontribuojë për të vërtetën dhe lirinë e mendimit.

A ka ekspozita një synim për rehabilitim e figurës historike të Esad Pashës, dikur një mik i Francës?
-Kjo ekspozitë përshkruan dhjetë vjet të marrëdhënieve me Francën, siç e thashë më sipër në një kontekst shumë të koklavitur të komplikuar. Me shpalljen e pavarësisë me debate e gjata për përcaktimin e territorit shqiptar, si dhe me një lëvizje të komplikuar të shteteve të ndryshme që nuk ishin vetëm për Shqipërinë, por në një kontekst më të gjerë të Luftës së Parë Botërore, të ushtrisë s lindjes, etj. Kjo është një ekspozitë jo vetëm e marrëdhënieve diplomatike por edhe e atyre njerëzore. Francezët kanë dalë në fotografi në marrëdhënie të ngrohta me civilët, jo vetëm me ushtarët.
(sg/shqiptarja.com)