Rritja e çmimeve po godet veçanërisht shtresat në nevojë, tha kreu i PD-së Sali Berisha, duke kërkuar kompensim për ta, dhe ulje të taksave mbi naftën.

Nga selia blu ai komentoi edhe protestën e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë, të cilëve iu hoq nafta pa akcizë, duke thënë se për ta, nafta duhet të jetë pa asnjë taksë.

“Asgjë nuk shënon heqja e akcizës për fermerët. Për fermerët duhet përgjysmim i ngarkesës fiskale dhe heqja e akcizës. Nafta duhet t’u jepet atyre pa asnjë lloj takse dhe kjo nuk po ndodh. Ndaj dhe fermerët janë të pashpresë. Shpresa e vetme dhe rruga e vetme e fermerëve është protesta me të gjitha mjetet më datën 17 prill në Tiranë dhe më pas bllokimi i rrugëve, i shesheve të vendit në mënyrë që qeveria të marrë ndëshkimin që meriton”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

‘Na subvenciononi naftën si jahtet’, fermerët 4 orë në protestë te Ministria e Bujqësisë! Salla dhe Malaj: Skema rishikohet në shtator! Blegtorët kundër