90-vjeçari këshillon si të luftoni
vetminë e izolimin, mbani lotët

90-vjeçari këshillon si të luftoni<br />vetminë e izolimin, mbani lotët
Për një 90-vjeçar në kohët moderne është e vështirë të ketë njerëz që t’i qëndrojnë pranë në vitet më të vështira të jetës.
 
Derek Taylor, 90 vjeç, nga Londra ndihet i vetmuar dhe i izoluar pas vdekjes së të afërmve të tij, ndaj vendosi të bëjë diçka për ta luftuar sadopak këtë.
 
“Humba bashkëshorten dhe motrën. Sa më i vjetër bëhesh aq më pak njerëz do duan të lidhen me ju. Çfarë mund të bëj për të mos e ndjerë vetminë?”, është shprehur ai.
 
Taylor ka krijuar një listë të veprimeve që e ndihmojnë të përballet me jetën e vetmuar. Në këtë listë përfshihen”
 
1. Përpiquni për të bërë miq të rinj
2. Antarësohuni në një klub
3. Mësoni të përdorni kompjuterin në librarinë e lagjes
4. Kërkoni ndihmë nga shërbimet sociale
5. Merrni në shtëpi dikë me qira
6. Përdorni celularin sa më shpesh për të kontaktuar me njerëzit, mos prisni t’u kontaktojnë atë
7. Flisni me të afërmit dhe miqtë që keni kohë pa folur
8. Miqësohuni me fqinjët tuaj
9. Bëni punë vullnetare nëse mundeni
 
Këshillat e tij mbështeten edhe nga shkenca. Studimet tregojnë se të jesh bashkëpunues dhe bujar sjell dobi për shëndetin.

Derek Taylor

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit