900 mijë € investim për poliklinikën
Korçë,MSH:Drejt mbulimit universal

900 mijë € investim për poliklinikën<br />Korçë,MSH:Drejt mbulimit universal
KORÇË - Qytetarët e Korçës do të përfitojnë tashmë shërbim të plotë e cilësor të kujdesit shëndetësor parësor në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve në këtë qytet. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që zhvilluan sot Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ambasadori Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, për të përuruar mbylljen e projektit për rikonstruksionin, furnizimin me pajisje mjekësore dhe mobilimin e këtij institucioni shëndetësor me mbështetjen teknike e financiare të Zyrës për Bashkëpunimit Italian për Zhvillim (Cooperazione Italiana allo Sviluppo).

Ndërhyrja me një vlerë prej 900 mijë eurosh në këtë Qendër Shëndetësore, e cila është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane për “Rikonstruksionin dhe pajisjen e 5 poliklinikave në Tiranë, Korçë, Dibër dhe Gjirokastër” me një vlerë prej 5,080,000 Euro, përfshin rikonstruksionin dhe rehabilitimin e ndërtesës së këtij institucioni, furnizimin me pajisje mjekësore, Radiografi, Radioskopi, ECO të Përgjithshme, Mamografi, shtrat gjinekologjik, kirurgjik e ortopedik, si dhe furnizimin me pajisje mobiljesh, të përfunduara në prill të vitit 2015.

 “pajisjet e reja mjekësore dhe ristrukturimi i infrasktrukturës së kësaj qendreje shëndetësore është një lajm i mirë për qytetarët e Korçës”, duke shtuar se “tashmë, pas 20 muajsh ne kemi rezultate të prekshme në shëndetësi. Jemi në drejtimin  e duhur, jo vetëm për të ofruar Mbulim, Akses dhe Cilësi Universale, ccka do të thotë se, jo vetëm korçarët nuk do të marrin rrugën për në Tiranë pasi mund t’i kryejnë këto ekzaminime dhe shërbime këtu në Korçë, por edhe mjekët e Korçës mund të ofrojnë të njëjtën cilësi shërbimi siç ofrohet edhe në Tiranë”, -tha Beqaj.

Ndërkohë, Ambasadori Gaiani vuri në dukje se kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të ndihmës italiane në sektorin socio-sanitar që arrin vlerën e përgjithshme prej 11 milion euro.

ky është përurimi i dytë që realizojmë brenda pak javësh, dhe kjo ndërhyrje që u mundësua nga "Cooperazione Italiana" në dy faza, ndihmon për të lehtësuar aksesin e qytetarëve dhe pacientëve për një shërbim më të mirë mjekësor”, -tha Gaiani

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë