Më 28 janar, në përvjetorin e 90-të të lindjes së Ismail Kadaresë, Durrësi iu bashkua kujtesës kombëtare për shkrimtarin që i dha letërsisë shqipe përmasa universale.
Në Torrën Veneciane, Qendra Muzeore Durrës në bashkëpunim me Klubin e Leximit të shkollës “Jusuf Puka”, organizoi takimin letrar kushtuar figurës dhe veprës së tij.
Takimi mblodhi nxënës, mësues dhe dashamirës të librit, të cilët përmes leximeve dhe diskutimeve sollën në vëmendje universin artistik të Kadaresë, ku historia, identiteti dhe fati njerëzor ndërthuren natyrshëm.
Nxënësit e shkollës “Jusuf Puka” e kujtuan Ismail Kadarenë përmes leximeve nga veprat e tij, reflektimeve personale dhe diskutimeve mbi mesazhet që letërsia e tij përcjell ndër breza.
Ndërsa nxënësit dëshmuan se vepra e Kadaresë vazhdon të lexohet dhe të kuptohet si një pasuri e gjallë, që nxit mendimin kritik.
Takimi letrar u shndërrua në një homazh domethënës, duke kujtuar se Ismail Kadare mbetet një pikë referimi për brezat që rriten mes librave.
Komente










