90-vjetori i lindjes së Pjetër Gacit, bashkëshortja: Nga krijimet e tij veçonte 'Për ty atdhe’

Në këtë 90-vjetor të lindjes, së kompozitorit Pjetër Gaci, Akademia e Shkencave zhvilloi një konferencë jubilare, edhe promovoi librin në nderim të tij, “Pjetër Gaci. Kemi muzikën, që të mos vdesim”. Kompozitorë dhe muzikologë, si Vasil Tole, Eno Koço, Lorenc Radovani, Mikaela Minga dhe Zija Vuka, nën moderimin e Stefan Çapaliku, referuan mbi krijimtarinë muzikore edhe jetën e artistit shkodran. Në referimin me temë “Kompozitorët shkodranë, pionierë të krijimit të gjinive të mëdha muzikore: simfonia – Zadeja, opera – Jakova, baleti – Daija dhe koncerti instrumental – Pjetër Gaci” akademiku Vasil Tole rrëfeu kontributin e këtyre artistëve në muzikën tonë.

“Duhet të dimë, se në kohën që Gaci, Daija, Jakova dhe Zadeja hynë në muzikën shqiptare, muzika jonë ishte ende në fillesat e krijimit. Krijimtaria jonë e kultivuar kishte nxjerr disa emra, por ende nuk ishte thënë fjalën përfundimtare për themelimin  këtyre gjinive, por edhe për konsolidimin e rrënjëve etnike”, shprehet ndër të tjera Vasil Tole.

Bashkëshortja e kompozitorit me origjinë ruse, Tamara Kudrickaja-Gaci, që tërë jetën e kaloi pranë tij, duke qenë dëgjuesja e parë e veprave që artisti realizoi, rrëfen se këto ditë kujtimet e saj janë të dyzuara, sa të ëmbla aq edhe të trishta, sepse dita e lindjes së artistit përkon dhe me atë të ndarjes nga jeta

 “Jam dyzuar, vendi im nuk e di se cili është më, derisa kam zgjedhur që të  jem këtu deri me vdekë. Unë këtu kam jetuar pjesën më të arsyeshme të jetës sime këtu, më shumë vite kam këtu. Por, jam e emocionuar që ende kujtohet emri i tij. Emri i krijuesit rron sa rron vepra e tij, por shyqyr që vepra e tij rron dhe kujtohet emri. Ky fakt më ka emocionuar. Unë për vete jam dyzuar në këto kujtime, sepse data 27 mars është dita e lindjes edhe vdekjes”, shprehet bashkëshortja Tamara Gaci.

Ajo e ka të vështirë të ndalet te një nga krijimet e tij më të arrira të tij, pasi për të çdo vepër ka shpirtin e artistit në to. Megjithatë, mes operave “Toka jonë” apo “Përtej Mjegullës” apo këngës “O moj Shqipni, e mjera Shqipni” zgjedh këngën “Për ty atdhe”

 “Si krijues ai ka thënë, ‘të gjitha veprat janë si fëmijët e mi, secila prej tyre, edhe më vogla. Të gjitha i donte, ndoshta “Për ty atdhe” e ka veçuar. Unë kam mundësinë që të isha pranë tij, kur krijoheshin veprat e tij, të gjitha më mallëngjejnë dhe të gjitha i dua”, rrëfen ajo.

Pjetër Gaci (27 mars, 1931 - 27 mars, 1995) u lind në fshatin Shtiraj të Shkodrës. Kreu studimet e larta në konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës. Ka kompozuar koncert e parë për violinë në historinë e muzikës shqiptare dhe baladën e parë për violinë dhe piano.  Ka kompozuar rreth 500 krijime muzikore, 7 prej tyre janë vlerësuar me çmime edhe është vlerësuar me titullin “Artist i popullit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja