TIRANE - Pasi kanë duruar tre muaj pa rroga, ekipi i Tiranës dhe qindra tifozë kanë zgjedhur rrugën e protestës para bashkisë së Tiranës. Premtimet e pambajtura të kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, I cili edhe në fushatën e tij për kryetar të bashkisë së Tiranës, premtoi një ekip të mbështetur fuqishëm, kanë qenë kujtesat e para që kanë bërë protestuesit.
Duhet kujtuar se Tirana është ekipi me më shumë tituj në Shqipëri, një nga skuadrat që së bashku me Partizanin dhe Dinamon, të tjera ekipe këto të kryeqytetit që janë shkatërruar. Ndërkohë që sot, për shkak të një menaxhimi katastrofik ky ekip, dhe tifozët e shumtë të saj, shohin me dhimbje skuadra periferie që bëjnë emër në Europë, vetëm në sajë të mbështetjes financiare, gjë që i mungon këtij ekipi.
Frikë ka edhe tek tifozët, për shkak se kjo situatë mund të sjellë largimin e shumë prej lojtarëve cilësorë të Tiranës, duke provokuar në këtë mënyrë një katastrofë të ekipit legjendë të kryeqytetit. Vetë lojtarë të Tiranës kanë paralajmëruar se nëse kjo situatë do të vazhdojë, atëherë askush nuk mund të ndalojë eksodin e lojtarëve, dhe atëherë do të jetë shumë e vështirë që ekipi të kapë sërish hapin e skuadrave të tjera të cilat tashmë janë në fazën e vështrimit nga Europa dhe jo nga bankomati ku duhet të tërheqin rrogën e punës së tyre.
REAGIM I TIFO-GRUPIT “TIRONA-FANATICS”
Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Lulëzim Basha
(në cilësinë e titullarit të KF Tirana)
Këshilltarëve të Këshillit Bashkiak, Tiranë
Opinionit publik
I Nderuar Z. Basha,
Të Nderuar Zotërinj Këshilltarë
Mbas disa vjet menaxhimi të K.F. Tirana, dhe premtimeve të pafundme për institucionalizimin e klubit dhe vënien e tij në themele të shëndosha bashkëkohore, me dëshpërim të thellë dhe indinjatë konstatojmë se ndodhemi në situatën më të dëshpëruar dhe kaotike që ky klub ka përjetuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për klubin nën administrimin tuaj zotërinj të nderuar, klubin më të titulluar në vend, klubin simbol të qëndresës në vitet e errëta të diktaturës, por njëkohësisht edhe pjesën e identitetit të qytetit tonë, të krenarisë sonë, të qënies sonë.
Për klubin e themeluar nga Toptanasit dhe gjithë paria Tiranase, që lulëzoi nën drejtimin dhe financimin e Stërmasit të madh, klubin e Lushtës, Kryeziut, Karapicit, Zajmit, Gurrashit, Frashërit, Kasmit, Hykës, Memave, Dibrës, Baçit, Kolës, Mingës e sa e sa të tjerëve. Pasiviteti, mosdëshira, veprimet e gabuara dhe kryesisht mosveprimet Tuaja kanë sjellë klubin në gjendjen aktuale. Ju kemi pritur pafund të realizoni premtimet e bëra në mënyre periodike, kemi pritur rikthimin e dinjitetit, të shpirtit karakteristik dhe të titujve.
Në vend të kësaj po shohim venitjen e vlerave, papërgjshmërinë absurde dhe rënien aktuale. Klubi u kthye në vatër vegjetuesish dhe përfituesish interesash personale, pa lidhje me Tironën e Modhe, të shpirtit tonë. Sinqerisht nuk mund ti japim përgjijge pyetjes: NUK DINI, apo NUK DONI?! Për sa më sipër, kërkojmë nga Ju, në mënyrë urgjente të gjeni zgjidhjen për funksionimin e klubit siç e meriton.
Nuk na intereson kush e jep zgjidhjen dhe as nga ç’fushë e biznesit është, apo kujt krahu i përket. Ne duam dinjitetin e Tironës tonë, në vendin ku i takon. Ne duam që klubi të gjejë qëndrueshmëri dhe rregull në funksionimin e tij, në mënyrë që pas një viti, në 94 vjetorin e klubit të mos gjendemi përsëri këtu, me të njëjtat kërkesa.
Këta njerëz të mbledhur sot, në 93 vjetorin e themelimit të klubit, janë këtu për t’ju kujtuar se :
TIRONA ËSHTË SHUMË MË TEPËR SE NJE EKIP! TIRONA ËSHTË HISTORI, TRADITË, PASION, IDE,SAKRIFICË, QËNDRESË! TIRONA ËSHTË JETA DHE SHPIRTI JONË!
Mos e shpërfillni atë!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com