94 mijë objekte/ Kadastra, ja ndërtimet pa leje që do të prishen

94 mijë objekte/ Kadastra, ja ndërtimet pa leje që do të prishen

Një sasi e konsiderueshme e ndërtimeve pa leje rrezikojnë të mos legalizohen, dhe rrjedhimisht mund të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatet vendore të 81 bashkive. Kjo mësohet nga një raport i ALUIZNI-t. Sipas tij, ndërtimet e palegalizueshme zënë afërisht 30% të totalit të aplikimeve që janë bërë prej vitesh tashmë nga ana e qytetarëve në 12 qarqet e vendit. Numri total i aplikimeve të regjistruara në gjithë vendin është 323.082, por 228.951 prej tyre gjykohen si si të legalizueshme dhe 94.131 të palegalizueshme nisur nga kërkesat ligjore.  Pra, për 30% të kërkesave procesi i legalizimit nuk mund të vazhdojë.

Ligji

Ligji i ri për Kadastrën parashikon që tani do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila të kryejë procedurat e kualifikimit të ndërtimeve pa leje. Aty përfshihet Hipoteka dhe ALUIZNI.

Sipas ligjit, ndërtimet pa leje që cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin apo funksionalitetin e ndërtesave publike, integritetin e monumenteve të kulturës, territoret e destinuara për investimeve strategjike apo vijën bregdetare (në kuptim të interesit publik për zhvillimin e turizmit) përjashtohen nga procesi i legalizimit.

Ligji parashikon që për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, kriteret e mësipërme sjellin përjashtimin nga legalizimi vetëm për sipërfaqet në tejkalim të lejes së ndërtimit, kur ato janë të ndashme nga ndërtimi kryesor (ndërtimi me leje).  Në rastin kur këto sipërfaqe nuk janë të ndashme, objektet me shkelje të lejes së ndërtimit legalizohen në tërësi.

Mospërputhja

Ndërkohë, ka ende një vonesë të theksuar për legalizimet, që vjen si rezultat i një problematike tjetër, të cilën e ka krijuar në gati 30 vjet vetë shteti. Janë organet e ndryshme që duhej të merreshin me verifikimin, hedhjen në hartë, plotësimin e njollave dhe eliminimin e mbivendosjeve, që nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

Pra, si shkak kryesor ka qenë mospërputhjet mes hartave të ALUIZNI-t dhe atyre të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive, që tani janë një institucion i vetëm. Mendohet që me normat e reja ligjore kjo situatë të përmirësohet, për të krijuar një funksionim normal dhe pa problem të sistemit të lejeve të ndërtimit, legalizimeve, investimeve nga investitorë të huaj, etj. Me situatën aktuale, ende mbetet një pengesë e madhe mospasja e qartë e së drejtës së pronësisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë mbi tokën bujqësore, kullotat, pyjet, trojet, etj.

Ja ndërtimet pa leje të cilat përjashtohen nga procesi i legalizimit

Ndërtimet pa leje që cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike

Ndërtimet pa leje që prekin aktualisht apo në perspektivë akset rrugore kombëtare

Ndërtimet pa leje që cenojnë territorin apo funksionalitetin e ndërtesave publike

Ndërtimet pa leje që dëmtojnë integritetin e monumenteve të kulturës

Ndërtimet pa leje në territoret e destinuara për investimeve strategjike

Ndërtimet pa leje në vijën bregdetare (në kuptim të interesit publik për zhvillimin e turizmit)

Përjashtimi nga legalizimi vlen vetëm për sipërfaqet në tejkalim të lejes së ndërtimit, kur ato janë të ndashme nga ndërtimi kryesor (ndërtimi me leje).  Në rastin kur këto sipërfaqe nuk janë të ndashme, objektet me shkelje të lejes së ndërtimit legalizohen në tërësi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 08/10/2019 21:16

    Ketu duhen shembur 9 milion shtepi e pallate,,90 mije jane pak,,ndryshe do na hipin makoket ne qafe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë