Kryebashkiaku Fatos Tushe Ddhe Minsitraj Eglantina gjermeni gajtë përurimit të monumentit "Kongresi i Lushnjes"
Tiranë, 21 Janar / ATSH - Në kuadrin e 95- vjetorit të Kongresit të Lushnjes (aty ku u hodhën themelet e Shtetit Shqiptar),si pjesë e axhendës së festimeve, Bashkia Lushnjes, nën përkujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe, pasi ka nderuar me Titullin "Qytetar Nderi" Akademikun Rexhep Qosja dhe Morton Frederic Eden, ditën e djeshme në ambjentet e sallës së Kinoteatrit "Vaçe Zela", ka vijuar edhe sot me zhvillimin programit të axhendës.
Pas pritjes së organizuar në ambjentet e Bashkisë Lushnje, në praninë e zv.kryeministrit Niko Peleshi, ministres për Zhvillimin Urban dhe Turizmit, Eglanitna Gjermeni, zv.ministrit të Kulturës, Zef Çuni etj, dhe mjaft
Braçe, Çuçi, Gjermeni, Ruçi, Peleshi, Mojsiu në aktivitetin kulturor në teatrin "Vaçe Zela"
personaliteteve e qindra qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Lushnje,.Fatos Tushe, bashkë me ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, inauguruan monumentin "Kongresi i Lushnjes".
Të pranishmit zhvilluan edhe një vizitë në Shtëpinë "Kongresi i Lushnjes" dhe më pas iu drejtuan Qëndrës Kulturore "Vaçe Zela", ku u zhvillua një takim solemn dhe një koncert artistik me këngë dhe valle popullore.
/k.m//a.ke/











