95-vjetori, restaurimi i "Kongresit
 të Lushnjës", drejt përfundimit

LUSHNJE - Edhe pak ditë ndajnë nga viti jubilar i 95-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, një kongres me mjaft peshë në historinë e popullit shqiptar.

Në nder të kësaj dite bashkia e Lushnjes së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit kanë nisur prej disa muajve rikostruksionin e shtëpisë ku u mbajt ky kongres.

lushnje

Së bashku me shtëpinë, në nder të këtij kongresi po ngrihet dhe një obelisk në lulishten e qytetit , i cili do të lidhet në vijë të drejtë me një pedonale me këtë shtëpi.

Të dyja këto investime pritet të mbarojnë para datës 21 janar, dita e mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjes.

Në nder të kësaj dite bashkia e Lushnjes ka nisur edhe një sërë veprimtarish kulturore dhe sportive, që priten të kulmojnë pikërisht në 21 janar, në 95-vjetorin e mbajtjes së kongresit.


lushnje

Po në këtë ditë në Lushnje pritet të vijë dhe kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë dhe inagurimin e obeliskut, ku në qëndër do të jetë një shqiponjë, si dhe inagurimin e shtëpisë së Kongresit të Lushnjes të restauruar. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit