95-vjetori i At Zef Pllumit/ Meta: Veprat e tij na ndihmojnë për të luftuar të keqen që synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas

95-vjetori i At Zef Pllumit/ Meta: Veprat e tij na ndihmojnë për të luftuar të keqen që synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas

Presidenti Meta me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 95-vjetorin e At Zef Pllumit, duke e cilësuar si një udhëheqës të ndritur shpirtëror dhe simbol të humanizmit e sakrificës.  

Duke përdorur fjalët e At Zef Pllumit, Meta duket që thumbon edhe kryeministrin Rama duke e cilësuar si të keqe që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas. Sipas Metës, veprat dhe fjalët e At Zef Pllumit duhet të jenë udhërrëfyes për ne në mënyrë që të luftohet e keqja që largon Shqipërinë nga BE dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas.

Reagimi i plotë i Metës:

"Në 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, udhëheqësit të ndritur shpirtëror, simbolit të humanizmit dhe sakrificës së paharruar në emër të vlerave hyjnore, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, ne përkujtojmë sot me nderim e respekt të thellë veprën e jashtëzakonshme dhe porositë e tij të urta për një Shqipëri më të drejtë dhe më humane, ku respektohen të drejtat e liritë themelore të njeriut. Me një kontribut të çmuar për ringritjen e Kishës Katolike në Shqipëri, At Zef Pllumi ishte dhe do të mbetet shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë për dijen dhe demokracinë, i cili si klerik por dhe si qytetar i angazhuar, nxiti dhe frymëzoi mbarë shoqërinë tonë, në veçanti të rinjtë, për të ndjekur rrugën e duhur përmes dijes, demokracisë dhe drejtësisë, drejt vlerave perëndimore të mohuara për 45-vite. Rrno vetëm për me tregue", veprat dhe dëshmitë e tij të tjera rrënqethëse për krimet dhe monstruozitetin e regjimit komunist, mbeten gjithmonë aktuale si udhërrëfyes, jo vetëm për të njohur me transparencë të kaluarën tonë dhe për të mos ta harruar kurrë atë, por edhe për të na ndihmuar për të luftuar çdo të keqe dhe formë despotike që na largon nga Europa e Bashkuar dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 28/08/2019 18:53

    Cfare ka bere ky At? Ka jetuar mire deri sa mbushi 95vjec.

    Përgjigju
  • HInglateri: 28/08/2019 16:21

    Rrno per me Vjedh me bllok ne dore

    Përgjigju
  • O tej: 28/08/2019 15:42

    Po te blloku ne dore na kthen.... Po te floriri kerrabe?

    Përgjigju
  • Eni: 28/08/2019 14:20

    Ne se ka njerez te ligj ky vend ata kane emra konkrete Sali Berisha dhe Ilir Meta,qe te dy duhet te shporren njehere e pergjithmone e te marrin ate qe meritojne ndeshkim dhe vetem ndeshkim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë