9700 policë janë ende pa rrogë
Sindikata: Po jetojnë me borxhe

9700 policë janë ende pa rrogë<br />Sindikata: Po jetojnë me borxhe
TIRANE - Në prag të kremtimit të 100-vjetorit të Policisë së Shtetit mosmarrja e pagës mujore është kthyer në një problem shqetësues për afro 9700 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë, pasi ende nuk e kanë marrë pagën e dhjetorit 2012, që duhet ta kishin marrë që më datë 3 janar.

"Deri tani kemi vetëm premtime por ende nuk i kemi marrë rrogat", kështu u shpreh në një intervistë për A1 Report kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta.

"Në këtë 100 vjetor kjo nuk duhet të kishte ndodhur, të diskutohej problemi i pagave te punonjësit e policisë. Ka ulur performancën dhe dëshirën që t’i përgjigjen në kohë detyrave për të cilat janë caktuar. Është rasti i parë që policisë së shtetit t'i shtyhet paga nga data 3 deri në 10", tha Fishta.

Fishta shprehet se kjo situatë ka shkaktuar probleme sociale, pasi shumë policë kryefamiljarë jetojnë me borxhe dhe të paktën në këtë 100-vjetor të policisë kjo gjë nuk duhet të kishte ndodhur.

I pyetur për dietat e trashëguara nga vjet ai përgjigjet: "Deri tani kemi vetëm premtime, pasi është thënë që dietat e vjetshme duhet të jepen në janar. Punonjësit e policisë, pasqyrojnë fytyrën e shtetit shqiptar. Të gjitha problemet që kanë policia shqiptare janë probleme të shtetit shqiptar".

Edhe pse sot data shënon 10 janar paga e muajit dhjetor 2012 nuk është kaluar në llogaritë bankare të policëve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha deklaroi që pagat e buxhetorëve janë penguar për probleme burokratike, ndërsa Ministria e Financave deklaroi se se ka nisur shpërndarja e pagave për buxhetorët.

Redaksia online
(eç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin