Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë i auditimit publik, kremton në datën 25 maj 2022, 97-vjetorin e themelimit të tij. KLSH u krijua si strukturë e plotë 13 vite pas themelimit të shtetit të parë shqiptar, në vitin 1925. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KLSH-ja njofton se, në kuadër të 97-vjetorit, do të hapë dyert për qytetarët, për t’u njohur me historikun e institucionit, punën audituese, arritjet dhe sfidat.
“Me rastin e këtij përvjetori, KLSH do të organizojë aktivitetin “Java e hapur për publikun”. Duke nisur nga data 23 deri më 27 maj 2022, ora 10:00-14:00, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë i hapur për të pritur qytetarë, studentë, profesionistë të fushave të ndryshme apo institucione, për t’i njohur me historikun e institucionit, arritjet e bëra ndër vite, prezantimin e rezultateve të punës audituese, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rolin e KLSH-së”, thuhet në njoftim.
Aktiviteti i “Javës së hapur për publikun” do të zhvillohet në mjediset e KLSH-së. Specialistë të institucionit si dhe auditues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të “Javës së hapur për publikun” për të komunikuar me çdo pjesëmarrës në këtë aktivitet.
KLSH fton studentë të universiteteve të ndryshme të marrin pjesë në aktivitetin e “Javës së hapur për publikun”, për t’u njohur edhe me botimet e institucionit ndër vite. “Hapja” e institucionit për publikun është një traditë e nisur që në vitin 2016 në KLSH, me qëllim rritjen e transparencës dhe komunikimit me të gjitha grupet e interesit.
Hapat e parë për ngritjen e strukturave të kontrollit financiar nisën që në muaj e parë pas Shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912, por struktura shtetformuese do të konkretizohej e plotë në maj të vitit 1925.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.3%
-
Duhen më pak
58.2%
-
Është në rregull
21.5%
Vota total: 2085
Lajme të tjera
-
KLSH: Zjarrfikëset në Shqipëri të vitit 1960! Nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional
24 Qershor, 09:31
-
Raporti/ Alqi Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, 220 mijë USD për punë të pakryera, favorizime dhe procedura me shkelje të rënda
23 Qershor, 18:56
-
Shkelje me tenderat me vlerën 1.4 miliard lekë, KLSH kërkon ndëshkim për 74 punonjës të Bashkisë Fier
17 Qershor, 12:31
-
Abuzim me tenderët, KLSH 'shkund' Bashkinë e Vlorës! KLSH kërkon shkarkimin e 5 drejtorëve, 44 masa disiplinore
16 Qershor, 11:02
-
SPECIALE/ Nga kanuni tek gjykata e llogarive, si u kontrollua Shqipëria në 10 dekada? Kondakçi: Në vitet e regjimit komunist, KLSH pa fuqi vetëvepruese
2 Qershor, 21:00
-
Raporti për 2021/ Kreu i KLSH: Shkeljet janë referuar në prokurori, të bazuara në prova konkrete! Rezultatet do të jenë frytdhënëse
31 Maj, 11:17
-
Historia e rrugëtimit të KLSH, nga Pleqësia për Kontrollin e qeverisjes në 1912, themelimi në 1925 deri tek forma e sotme! Si bëhej një auditim para 97 vitesh
25 Maj, 08:28
-
Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
16 Maj, 16:31
-
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë
12 Maj, 20:24
-
Raporti i KLSH: 14.5 mld lekë dëme në tatime e dogana
20 Prill, 16:18
-
'Në pritje të premtimit të Ramës', Zana Çela: Do rikandidoj për kreun e Operas! Ministria e Kulturës s’më është përgjigjur, rikonstruksioni projekt i saj, s’kam përgjegjësi për shkeljet
12 Prill, 16:33
-
AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita
16 Shkurt, 13:05