Lufta kundër informalitetit në tregun e punës shënoi një rritje të fortë gjatë gjithë vitit 2025. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, që vitin e shkuar gjobiti 268 biznese, 98% e atyre që u gjetën duke punuar në të zezë janë formalizuar, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas Inspektoratit gjatë 2025-ës janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi. Si rezultat, janë pezulluar 1,269 aktivitete, janë paralajmëruar 4,191 biznese dhe janë gjobitur 268 për shkelje që lidhen kryesisht me punonjës të padeklaruar, mosrespektim kontratash dhe mungesë sigurie në punë.

Aksioni kundër informalitetit ka sjellë edhe më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Nga kontributet e sigurimeve po mblidhen rreth 28.3 milionë lekë më shumë çdo muaj.

Lufta ndaj informalitetit nuk ndali as në muajin janar të këtij viti ndërsa Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës kontrolluan mbi 12 mijë vende pune dhe inspektuan 667 biznese në vend. Në 445 raste u gjetën shkelje dhe u morën masa, nga paralajmërime deri te gjoba. Po ashtu, u shqyrtuan 90 ankesa të ardhura nga punonjës dhe qytetarë.

Kontrollet, sipas autoriteteve, do të vijojnë gjatë gjithë vitit, me fokus te rritja e sigurisë dhe respektimi i rregullave në çdo vend pune.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Shkurt, 21:54

    Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?