98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, linja do jetë elektrike, punimet mbyllen në 2030

Unanimisht Komisioni për Çështjet Evropiane ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98 750 000 eurosh për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, dhe faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030.

Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.

Ndërsa kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Në komision Zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muçaj ka bërë edhe një prezantim të projekteve të tjera hekurudhore për të cilat po punohet.

"Po punohet edhe për Durrës-Rrogozhinë, dhe për Rrogozhinë-Qafë Thanë dhe këtu kemi marrë mbështetje nga ËBEF, dhe presim studimin e fizibilitetit për të parë sa do të jetë vlera e investimit. Po mbyllet edhe studimi me Maqedoninë e Veriut. Porti i Durrësit, lidhet me Rrogozhinën, Qafë-Thanën, pastaj Bullgarinë  për të shkuar në detin e Zi. Po bëjmë edhe studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, tha Zëvendësministrja.

Po ashtu përfaqësuesit e ministrisë bënë të ditur që në mars të vitit 2025, përfundon hekurudha Tiranë-Durrës.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • talo: 21/05/2024 22:59

    shume vone 2030...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I kërkuar nga Italia për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 38-vjeçari

Tiranë/ I kërkuar nga Italia për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 38-vjeçari