Bosnje: TPI publikon akuzat për kreun e snajperëve të Sarajevës

HAGE (10 Nentor)(10/11/2001) - Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka pohuar dje se është në kërkim të një prej përgjegjësve më të mëdhenj të goditjeve - pushkatimet e snajperëve dhe goditjet e mortajave - që kanë sulmuar popullsinë e Sarajevës, Dragomir Millosheviç. Ndonëse me të njëjtin emër, por jo kushëri me ish-presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç, i kërkuari në kohën e luftës ishte kreu i kabinetit të Stanislav Galic, të cilit më pas në gusht 1994 i zuri vendin si komandant i trupave të armatosura "Sarajevo Romanija". Formacioni i mësipërm konsiderohet "një pjesë e rëndësishme" e ushtrisë serbo-boshnjake e komanduar nga gjenerali Ratko Mladic dhe nga lideri politik Radovan Karadzic. Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë, saktëson se Dragomir Millosheviç akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës, të kryera mes viteve 1994-1995, kur - në prag të përfundimit të luftës në Bosnje - ishte në drejtim të atyre forcave të armatosura.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia