Ekstradimi i Sllobos, Prodi: Kam pasur besim në demokracinë serbe

BRUKSEL (6/28/2001)- Presidenti i Komisionit të BE-së, Romani Prodi, i ka pritur "me shumë kënaqësi" lajmet që mbërrijnë nga Beogradi mbi vendimin për të dorëzuar ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. "Kam pasur gjithmonë besim në demokracinë serbe dhe ky besim - ka thënë Prodi për ANSA - është konfirmuar nga këto ngjarje të fundit". Komisioni i BE-së ka ushtruar këto muaj një rol aktiv në mbështetje të proçesit demokratik të nisur me fitoren e Koshtunicës, duke ushtruar në të njëtën kohë një farë presioni politik për të inkurajuar Qeverinë serbe që të bashkëpunojë plotësisht me TPI-në. Lajmi për ekstradimin e Millosheviç ka mbërritur në Bruksel në prag të një takimi shumë të rëndësishëm, Konferenca e Donatorëve për Jugosllavinë, të kryesuar nga ekzekutivi europian dhe Banka Botërore. Konferenca, në të cilën marrin pjesë edhe SHBA, duhet të vlerësojnë nevojat që ka Jugosllavia në fazën e tranzicionit demokratik.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit