DIREKT, Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia kryeson 0-2 me Austrinë! Luhet pjesa e dytë

DIREKT, Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia kryeson 0-2 me Austrinë! Luhet pjesa e dytë

Goli i Demiral

LEIPZIG - Austria dhe Turqia po luajnë duke nisur nga ora 21:00 ndeshjen e fundit të fazës së 1/8 në Euro 2024. Fituesi i këtij dueli do përballet në çerekfinale me Holandën.

Trajnerët Ralf Rangnic dhe Vincenzo Montella kanë hedhur skema sulmuese në fushë, ndërsa për turqit mungon kapiteni Calhanoglu për shkak të kartonave të verdhë.

Dueli i sotëm do jetë i 18-ti mes dy skuadrave. Në historinë mes tyre 9 ndeshja kanë shkuar për Austrinë, 7 për Turqinë dhe vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim.

Formacionet zyrtare:

Austria: Pentz, Danso, Posch, Seiëald, Arnautovic, Sabitzer, Lienhart, Mëene, Schmid, Baumgartner, Laimer.

Turqia: Gunok, Demiral, Kokcu, Guler, Bardakci, Yuksek, Muldur, Yildiz, Kadioglu, Baris Alper Yilmaz, Kaan Ayhan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:19
I shënoi Austrisë për 57 sekonda, Merih Demiral rekord në Evropian! Goli më i shpëjtë në fazën me eliminim


Turqia gjeti avantazhin kundër Austrisë në 1/8 e Euro 2024 pas vetëm 57 sekondave lojë. Goli i Merih Demiral është më i shpejti i shënuar ndonjëherë në Evropian në fazën me eliminim direkt. Gjithashtu turku gjen golin e dytë më të shpejtë në historinë e këtij eventi, teksa në pod qëndron Nedim Bajrami i Shqipërisë, që më 15 qershor 2024 i shënoi Italisë pas vetëm 23 sekondave lojë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin