Fatmira Hajdari: Në PD më sulmuan si Azemin

(9/14/2001)Pardje, kur më ndërprenë fjalën, në sallën e Teatrit të Operas, mu kujtua Azemi, gjatë ditëve të tij të vështira, kur sulmohehej nga individë të veçantë brenda Partisë Demokratike". Kështu e përcaktoi, bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, gjendjen e saj shpirtërore, gjatë ditës së mërkurë, tek mbante fjalimin e rastit në ceremoninë e organizuar për trevjetorin e vrasjes së tij. "Unë qëndrova e qetë deri në fund të fjalës time dhe u përpoqa të shpjegoj se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mizotërojnë realitetin shqiptar, duke i kërkuar ato në rradhë të parë nga vetja jonë", u shpreh ajo. Ngjarja "Unë e përjetova situatën qetësisht dhe shkova në shtëpi e bindur se nuk kisha gabuar", thotë Fatmira Hajdari, e cila provokimin e bërë nga fanatikë të ndryshëm, në ceremoninë e së mërkurës e cilëson si "mungesë emancipimi". Gjatë fjalës së saj, para auditorit, ajo sqaroi se e kishte pritur në shtëpinë e saj kryeministrin Meta, duke respektuar zakonet e shqiptarëve. Por, qysh kur Fatmira Hajdari nisi të ngjitej të mërkurën në podium, turma e të pranishmëve filloi të hidhte parullat: "Poshtë Ilir Meta" dhe "Ilir Meta - kriminel". Atëherë, Fatmira Hajdari u përpoq të jepte spjegime për pritjen që i kishte bërë kryeministrit shqiptar në shtëpi, duke thënë se "ne të gjithë jemi shqiptarë dhe në raste të tilla fatkeqësish dhe përvjetorësh i hapim dyert për të gjithë njerëzit me përjashtim të atyre që kanë gisht në vrasje". Por kjo nuk i kënaqi të pranishmit, të cilët nisën të brohorisnin edhe më tepër "Poshtë Ilir Meta" dhe "Rroftë Sali Berisha". Fyerja Pasi është ftuar nga drejtuesit e Partisë Demokratike, në ceremoninë e organizuar në Teatrin e Operas, bashkëshortja e Azemit e ka ndjerë veten të fyer nga moskuptimi i turmës. "Faktikisht gjithshka nga ana e Partisë Demokratike ishte organizuar në mënyrë të përsosur, por ngjarja e mbrëmjes nuk duhej të ndodhte", thotë Fatmira Hajdari. Sipas saj, "ekziston gjithmonë një ngjashmëri e servilëve të turmës që sulmuan Azem Hajdarin në vitin '96 dhe servilëve të sotëm që me anë të parullave u përpoqën të më ndërprisnin fjalën". Në lidhje me këtë ngjarje duket se edhe vetë drejtuesit e Partisë Demokratike janë tualatur dhe nuk pranojnë të japin asnjë opinion. Të pyetur se ç'mendojnë mbi ngjarjen, ata kanë preferuar të heshtin. Por ndërkaq opinioni i gjerë i njerëzve të papolitizuar i ka dhënë të drejtë qëndrimit të Fatmira Hajdarit, duke e kinsideruar sjelljen e saj si një triumf të emancipimit mbi primitivizmin e servilëve të politikës. I njëjti vlerësim ka qenë edhe për iniciativën e kryeministrit shqiptar Ilir Meta për të shkuar në familjen Hajdari. "Duke parë të vërtetat në sy, duhet të themi se sot me tepër se çdo gjë, ne shqiptarëve na duhet mirëkuptimi dhe jo parullat përçarëse", ka theksuar, Fatmira Hajdari. Eshtë e padyshitë se edhe brenda Partisë Demokratike ka plot drejtues që e kanë miratuar në heshtje qëndrimin e Fatmira Hajdarit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret