Fatmira Hajdari: Unë prisja nga PD të isha pjesëtare e parlamentit të ri

(5/12/2001)Fatmira Hajdari, gruaja e Azem Hajdarit, nuk ka dashur të komentoj mungesën e emrit të saj në listën e 100 kandidatëve të Partisë Demokratike. Ndonëse e ka "çuditur" një zgjedhje e tillë, ajo sërish ka shpresa se emri i saj nuk do t'i mungoj përfundimisht listave të papërfunduara me kandidatë. "Unë doja që të isha në parlamentin e ardhshëm, dhe këtë gjë e kam deklaruar shpesh në shtyp. Nuk e dua postin e deputetes thjesht si një vend të rehatshëm, por se unë dua të luftoj në emër të Azemit. Unë nuk do të përfaqësoja atje vetëm veten time, por edhe gjakun e tij", u shpreh ajo për "Gazetën". Ndonëse në shumë gazeta dje janë shpallur emrat e kandidatëve, mungesa në listë e emrit të saj ju ka bërë përshtypje shumë njerëzve. "Nëse ka njerëz që e meritojnë më shumë se unë që të jenë në ato lista, unë tërhiqem. Unë nuk ndihem keq vetëm përballë kandidaturave që janë të barabarta me mua, që si unë kanë një ideal, kanë një qëllim", vazhdon ajo. Ëndrra e saj që shtëpia në një të ardhme të ishte portë e hapur për të gjithë hallexhinjtë, elektoratin e saj, njerëzit që si ajo besojnë në ideale, duket se është fashitur disi. Gruaja që ka dalë nëpër mitingjet e Partisë Demokratike, që kur djali i vogël ishte vetëm 40-ditësh, i ka munguar listave të kandidatëve, por pavarsisht nga kjo ajo shprehet se është antare e Partisë Demokratike, dhe nuk do ta braktisi kurrë flamurin e saj blu.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta