Gjingjiç: Jugosllavia nuk i përmbush kushtet e vëna nga SHBA

BEOGRAD (6/1/2001)- Kryeministri jugosllav Gjingjic deklaron se ka shumë pak mundësi që vendi i tij të plotësojë kushtët e vëna nga Shtetet e Bashkuara për të përfituar nga konferenca e donatorëve e këtij muaj. Kreu i qeverisë e përshkroi konferencën vetëm si një fazë të një procesi të zgjatur e të komplikuar për ringritjen e ekonomisë, duke zvogëluar kështu rëndësinë e mbledhjes. "Përparime do të mund të quhen vetëm ato që do të mund të ngrenë industrinë e vendit në nivele të tilla që të përballojë tregjet e huaja", tha ai. Sidoqofte përfundoi Gjingjiç nuk ka rëndësi sa e suksesshme do të jetë konferenca për Jugosllavinë. "Dëmet e shkaktuara nga bombardimet e NATO-s janë më të rënda sesa shpërblimet që mund t'i jepen Jugosllavisë", tha Gjingjiç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë