Guvernatori i Bankës, Trpski: Konferenca e Donatorëve do të zhvillohet vitin tjetër

(11/12/2001)SHKUP (11 dhjetor) - Konferenca e Donatorëve për Maqedoninë nuk do të mbahet këtë vit ashtu siç është paralajmeruar. Nëse kushti i dytë për caktimin e saj, aprovimi i ligjit të vetqeverisjes lokale nga Parlamenti nuk do të bëhet kur është caktuar, Konferenca do të caktohet në mes të janarit". Këtë ka deklaruar sot, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, Ljube Trpeski, i cituar nga agjencia maqedonase e e lajmeve MIA. Ai tha se, "anullimi i Konferencës do të ndryshojë politikën ekonomike e cila do t'i përshtatet kushteve të reja". Trpski tha se, "shpresoj që të mos ndodhë nëse do të bëhen zgjidhja e disa problemeve. Teorikisht anullimi i Konferencës është i mundur, por praktikisht jo nëse Maqedonia, do të vazhdojë punën për të implementuar Marrëveshjen e Paqes". Sipas guvernatorit, "vonesa prej një muaj e Konferencës nuk do të ketë impakt në sasinë e ndihmave, por anullimi i saj mund të rrisë problemin , Maqedonia duhet të paguajë borxhet në kohë. Vonesa nuk do të kishte impakt në këmbimin e denarit mund të mbante kursin për një muaj por jo për një periudhë më të gjatë". Sipas tij" duhet të bëhen përpjekje për të zhvilluar sa më shpejt Konferencën e Donatorëve".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës