Italia e Gjermania, donatorët më të mëdhenj të BE-së për Jugosllavinë

BRUKSEL (7/2/2001)- Italia dhe Gjermania ishin në krye të listës së vendeve të Bashkimit Europian (BE) përsa i takon ndihmës financiare që iu dha Jugosllavisë në konferencën ndërkombëtare të donatorëve, njoftoi sot Komisioni Europian, i cituar nga agjencia Reuters. Sipas këtij komisioni, 623 milionë dollarët e ofruar nga 15 shtetet anëtare përbëjnë gjysmën e të gjithë ndihmës financiare që iu dha Jugosllavisë për realizimin e programit të saj të reformave ekonomike. Në total, konferenca e donatorëve i dha Jugosllavisë 1,28 miliardë dollarë, për të ringritur ekonominë e shkatërruar nga një 10-vjeçar luftrash, sanksionesh ndërkombëtare dhe keqadministrimi. Italia dhe Gjermania ofruan për Jugosllavinë respektivisht 98,59 dhe 66,95 milionë dollarë, duke u shndërruar në donatorët më të mëdhenj të Bashkimit Europian. Një shumë të madhe parash ofruan edhe Greqia dhe Austria.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë