Izraelitët vrasin një palestinez në Gaza

GAZA (9/16/2001) Një djalosh 14 vjeçar palestinez është vrarë dje në mëngjez nga zjarri i ushtarëve izraelitë. Lajmi është referuar dje nga ANSA. Vrasja ka marrë një jehonë të madhe për shkak të bisedimeve të projektuara sot midis Ministrit Shimon Peres dhe Presidentit Jaser Arafat. Viktima është vrarë në afërsitë Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës. Fillimisht lajmi është bërë i njohur nga ana e burimeve palestineze. Referuar këtyre burimeve djaloshi është vrarë në momentin që ka mbaruar funerali i dy palestinezëve dhe ka goditur ushtarët izraelitë. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, kur kujton vrasjet e shumta që kanë ndodhur dhe do të ndodhin atje. Por, problemi qëndron në faktin sepse sot pritet takimi i shumëpërfolur i përfaqësuesve të Izraelit dhe liderit palestinez. Në fakt, referuar ANSA, kryeministri izraelit Ariel Sharon ka takuar dje Ministrin Peres, ku ka shpjeguar motivet se pse Peres nuk duhet të takohet me Presidentin Arafat. Takimi si për ironi të fatit është llogaritur për tu zhvilluar në rripin e Gazës, teatrit të përleshjeve të fundit. Sipas Sharon, ky takim në këtë moment "do të dëmtonte interesat e Izraelit". Për këtë qëllim ai ka sjellë edhe rastin e javës së fundit. "Janë rrjeshtuar mbi "100 goditje terroristësh palestinezë, kundër ushtarëve izraelitë". Kësaj deklarate i është përgjigjur me ironi negociatori kryesor palestinez Saeb Erekat. "Sharon me të vërtetë ka plane alternative për paqen, duke përdorur agresione dhe duke zhvendosur popullsinë". Sikur të mos mjaftonte kjo klimë e rëndë politike, 7 Raketa izraelite kanë goditur objektivat në Gaza. Kjo ka bërë që burimet izraelite të venë në dyshim mbajtjen e bisedimeve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve