Katër firma në garë për rrugën "Myslym Shyri"
Katër firma ndërtuese në garë për "Myslym Shyrin". Në fazën e parë të tenderit janë paraqitur firmat "Euroteorema", "2K", "Alb Konstruksion" dhe "Gjikuria".
TIRANE
(7/13/2001)
Katër firma ndërtuese në garë për "Myslym Shyrin". Në fazën e parë të tenderit janë paraqitur firmat "Euroteorema", "2K", "Alb Konstruksion" dhe "Gjikuria".
Nga komisioni i tenderimit këtyre firmave u kontrolluan vetëm dokumentacionin ligjor, ndërsa përcaktimi i fituesit pritet të shpallet javën që vjen. Në komision kanë qenë të pranishëm dhe dy anëtarë të komunitetit, që do të japin mendimin e tyre në lidhje me firmën që do të rikonstruktojë rrugën e tyre. Te rruga "Myslym Shyri" po zhvillohet i pari projekt bashkëfinancimi mes Bashkisë dhe shitësve, për të pasur një rrugë karakteristike tregtare. Në Ndërmarrjen e Tregjeve e Taksave banorët kanë derdhur kontributet, ndërsa të tjerë vazhdojnë ende të paraqiten pranë saj për të paguar paratë e fazës së dytë. I gjithë projekti në rrugën "Myslym Shyri" kushton 70 milionë lekë, ndërsa kohëzgjatja e punimeve do të jetë 80 ditë. Në këtë segment rrugor do të ndërhyhet në trotuaret, rrugët, kanalizimet, gjelbërimin, si dhe ndriçimin rrugor. Projekti për rikonstruksionin e rrugës "Myslym Shyri" nisi që në fillim të vitit 2001. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që ka zhvilluar tri mbledhje me tregtarët e kësaj rrugë, për të rënë dakord mbi çmimin dhe kushtet lehtësuese që Bashkia do t'u krijojë këtyre të fundit. Tregtarët kërkuan nga Rama mundësinë për të parkuar në të dyja anët e rrugës, si dhe ndërtimin e trotuareve edhe në pjesët e rrugës ku ato mungojnë. Nga Bashkia u premtua realizimi i kërkesave të tregtarëve dhe tani projekti është në fazën e tenderimit. Mendohet që firma fituese të shpallet javën që vjen dhe, pas saj, të fillohen menjëherë punimet. I njëjti projekt bashkëfinancimi u mendua të realizohej edhe në rrugën "Çamëria", por duket se tregtarët dhe bashkiakët nuk kanë rënë dakord për kushtet. Kështu, tregtarët kanë kërkuar që, para se të derdhin kontributet, të shohin projektin, ndërsa bashkiakët nuk kanë pranuar një kusht të tillë, duke thënë se te kjo rrugë mund të ndërhyjnë edhe me fondet e veta. Projekt tjetër bashkëfinancimi po realizohet edhe në bulevardin "Zogu I".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.5%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 86 vite burg për 9 persona
5 Nëntor, 10:53
-
Serie A/ Lazio parakalon Juven dhe sheh ëndrra Championsi, Ismajli më i miri për Empolin! Balotellit i duhen gjashtë minuta për kartonin
5 Nëntor, 10:49
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për 'masakrën e Lushnjes', nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun
5 Nëntor, 10:40
-
Sondazhet për zgjedhjet në SHBA, ja cilin nxjerrin fitues mes Harris dhe Trump
5 Nëntor, 10:26
-
Kosovarët e duan Harris e serbët Trump
5 Nëntor, 10:19
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor, 10:09
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49
-
Frika e NATO-s nëse Trump kthehet në pushtet, përgatitje për një skenar ekstrem
5 Nëntor, 09:42