Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
Atentati në Shkoder, 30 tetor 2024
Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.
Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.
Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.
Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar"
Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.
Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.
Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.
Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.
Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.
Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)
23 Janar, 13:06
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)
21 Janar, 19:33
-
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e 'Loro Boriçit' të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
21 Janar, 18:33
Mgushellime familjes lici dhe bushati iken dhe dy djem te ri lict jan burra edhe fis i fort po ashtu bajrajt jan fis i fort tash ka arrdh koha qe ti shtrijn doren njeni tjetrit se jan vra shum 20 vet e me nimen e tmadhit zot me jetu npaqe
PërgjigjuPo sa veta ishin në makinën që u gjuajt me breshëri automatiku o Plak matuf.
PërgjigjuKurioz jam me dit a thu shkon ma konti te dhanrri
PërgjigjuTan safet ku*** i ka ba kta pune me asmer t pabesin se nuk ju ka met kush tjeter masi qe edhe enveri e behari e kan leqit
PërgjigjuMore tat tan haqet tuja me vellezen jan ty i la fmit tuj mos u merzit , me ken burr i kishe vu kapak ksaj pun po i ke hyp gamarit pa samar e tesh gamari ka fillu me gjujt shjelma e asht tut urrxu pak ka pak
PërgjigjuFisi ma kriminel ne Shqiperi. Keto te gjithe meshj-kujt duhen t'ia tredhin qe fara e tyre te shuhet. Vetem tmerr dhe vrasje kane sjelle ne SHkoder qe nga vitet 80.
PërgjigjuU ka ra halli ata jan besimtare te gjith kundershtaret e vet jan me te shumt numerikisht se kto besoj
Aq njerëz negativa e kriminela jan kto lict? Ore sa fis i madh jan kto se ky vetem 1 vlla ka. Si ka mundësi 2 vete kto te bojn kaq krime pa i gjet gjè. Nga vitet 80 sma merr menja me pas vra rob se i kishte tredh xhaxhi
Si kan dasht me shku ne mal te zi me arme ne brez? Po ibra mrapa ne makin ne mal te zi dhe ai ? Tanve 1 ka 1 tesh ju hekun qafet
Përgjigjuju thafte dora qe merr jeten e djemve te rinj.o njri ti qe vret memdohu dhe reflekto do te te kthehet nje dite aty ku do te te djeg me shume.
Përgjigju