'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama të dielën e 3 nëntorit në takimin me emigrantët shqiptarë në Selanik ka shqetësuar Athinën zyrtare.

“Epiri i Veriut” është një term i vdekur dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin" tha Rama në takimin para shqiptarëve. 

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp këtë të hënë tha se Vorio Epiri mundet të mos ekzistojë, por ekziston minoriteti grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit, ai nënvizoi se Athina i konsideron si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

"Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij. Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të jashtëm. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht të cilin askush nuk mund ta anashkalojë që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri' tha Pavlos Marinakis – zëdhënës i Qeverisë së Greqisë

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës greke duke i cilësuar provokime qëndrimet e Ramës në Selanik.

 Këtë sjellje provokuese nuk mund ta anashkalojmë pasi ai e thotë diçka të tillë në brenda tokës Helene. Atëherë është e qartë se zoti Rama dëshiron të provokojë dhe ne duhet të përgjigjemi. Për ne, termi Vorio Epir është në shpirtrat tanë, në zemrën tonë dhe nëse zoti Rama thotë se është I vdekur, kjo do të thotë që e shqetëson, sepse e di që ato territore janë Vorio Epiri, tha  Thanos Plevris – deputet i “Nea Demokratia”

Zoti Rama duhet të bëhet i vetëdijshëm që rruga e e Shqipërisë drejt integrimit në BE kalon nëpërmjet respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Epirin e Veriu, deklaroi Giannis Sarakiotis – deputet i “Syriza”

Reagim pati dhe nga ministria e Jashtme një ditë më parë.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe  parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/11/2024 04:31

    Vorio Epiri eshte ne zemrat e shpirtat tuaj sac eshte dhe Cameria per ne.S.d.q pergjigjja e deputeteve greke eshte dhe nje pergjigje e qarte per te gjithe politikanet shqiptare dhe per te gjithe ata shqipo te thjeshte qe habiten pse Greqia mban akoma ligjin e luftes,apo nuk nje te drejtat e cameve mbi pronat e tyre dhe kerkojne abrogimin e tyre.Besoj se e kuptuat qe me deputete te tille dhe me kete politike te jashtme qe ndjek Greqia,nuk do te kete ndryshim te pakten edhe per 100 vjet.Kjo pergjigje eshte dhe nje dush i ftohte per Ramen qe na e paraqet Greqine si mbeshtetesin tone per ne rrugen e BE.Nje mbeshtetes e mik i vertete nuk na kujton /rrugen e Athines,apo Greqise/ nga duhet te kalojme ne drejt BE.

    Përgjigju
  • Ro bo kopi: 05/11/2024 20:11

    Shumë nxin ki greku!!!! Nga është me origjinë?

    Përgjigju
  • Ro bo kopi: 05/11/2024 19:55

    Rruga më e shpejte kalon përmes Rusisë, do apo nuk do Greqia. Shqipëria do hyjë në BE, e yunanistani do hyj në BRICS me Turqinë nga marrazi

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 05/11/2024 18:09

    Qëndrimi i korofillakve Grek nuk ka ndryshuar & nuk ndryshon për në 100 vite për PRETENDIMET TERITORUALE,VORIO EPIRIN E KO.Nga qëndrimet aktuale greke del se TERRORISTI F.VELERI KA VEPRUR GJITHMON ME NDIKIMIN E FORCAVE TË ERRTA GREKE SI PARTIA E AA & QEVERISË GREKE,DUKE PATUR MBËSHTETJEN E PD TË NON GRATËS QË I FALI TOKË E DET GREQISË,PËRKUNDËR POPULLIT SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Po mër po: 05/11/2024 15:24

    Foli o I pakistanezis

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 05/11/2024 17:02

      Mbasi i dha Labëri e Rivierë , tani u thotë s'ka vromoepir....

  • ALB Patriot: 05/11/2024 14:29

    I ashtuquajturi "Vorio Epir" NUK KA EKZISTUAR ADNJEHERE! Ka VETEM nje Epir, qe ka qene nje krahine me shimice shqiptare dhe iu "dhurua" ME FORCE Greqise nga ana e Fuqite e Medha, shekullin e kaluar!

    Përgjigju
  • Lui: 05/11/2024 11:54

    Po mire, kaq budallenj jane keta politikane greke dhe cilido qe merret me termin "vorio epir"?! Nuk e dine keta qe nese ka "vorio epir", ka edhe "notia epir", dmth Epiri Jugut. Dhe natyrshem lind pyetja: Pse mos ta pretendojme ne Epirin e Jugut?! Meqe dhe shumica e popullsise kane qene dhe jane shqiptare?! E perseris "shumica" dhe jo "pakica" sic jane greket ne disa fshatra te vegjel ne jug te Shqiperise. Cdokush me nje llogjike te drejte dhe normale do thoshte qe e gjithe zona qe quhet "Epir" duhet t'i takoje Shqiperise sepse edhe popullsia eshte shqiptare (edhe pse ka shume vite qe jane asimiluar). Prandaj zoterinj greke, ju keshillojme te rrini urte sepse ka per te ndodhur efekti boomerang, dhe ne vend qe te rregulloni vetullat do nxirni syte.

    Përgjigju
  • Ska problem: 05/11/2024 11:40

    Nje shtet qe para 5 vitesh diskutonte egzistencen e flamurit nje shtet qe sa here Turqia kerkon ishujt apo te drejta minoriteti rrin si mut ne shi , tregon kicat me shtetet e ballkanit Shqiperine dhe Maqedonin . Iku ajo kohe sot shqiptaret jane fuqizuar ekonomikisht dhe ketyre pafillove ua ka treguar mire shteti Shqiptar qe ne 1954 . Tani kane re ne usta dhe vetem ham ham

    Përgjigju
    • Ushtari llongos 1986: 05/11/2024 14:46

      Shqiptar

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?