Konferenca e Donatorëve në Rumani: Shqipëria do paraqesë projektet

TIRANE (24/10/2001)- Shqipëria do të marrë pjesë të enjten në Konferenca e Donatorëve të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, që do të zhvilohet në Bukuresht. Delegacioni shqiptar do të përfaësohet nga ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, Ermelinda Meksi, njëkohësisht Koordinatore e Paktit të Stabilitetit për Shqipërinë.Projektet kryesorë që vendi ynë prezanton para donatorëve janë ato të Tryezës Ekonomike, të përqëndruara kryesisht në infrastrukturë, energji dhe ujësjellësa. Në projektet e infrastrukturës janë të përfshira Porti i Durrësit, segmente rrugore të Korridorit Tetë dhe segmente të rrugës Durrës-Kukës. Në fushën e energjisë, projektet shqiptare që kërkojnë financime nga donatorët janë linja 400 kilovolt Elbasan- Podgoricë, linja 220 kilovolt Burrel-Vrutok, rehabilitimi i termocentralit të Fierit, si dhe ndërtimi i një termocentrali të ri në jug të vendit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit