Konferenca e donatorëve për Jugosllavinë: SHBA do marrë pjesë

UASHINGTON (6/27/2001)- SHBA do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve mbi Jugosllavinë që do të zhvillohet të premten në Bruksel nën presidencën e Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore. Sipas ANSA "SHBA kanë vonuar lajmërimin për t'i bërë një presion Beogradit dhe të detyrojë autoritet jugosllave të bashkëpunojnë me gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë". Sipas një funksionari që nuk ka dashur të identifikohet "vendimi pritej pas hapave të hedhura nga autoritet jugosllave për dorëzimin e Millosheviçit në Hagë". Pjesëmarrja e SHBA është një element shumë i rëndësishëm për suksesin e kësaj konference në Bruksel, nga e cila Qeveria e Beogradit pret të mbledhë 1,3 miliardë dollarë për të rindërtimin pas Luftës së Kosovës dhe ndërtimin e ekonomisë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit